LAJMI I FUNDIT:

Prej kartelës bankare, deri te parkingjet: Gjërat që mund të zhduken gjatë dekadës që vjen (Foto)

Prej kartelës bankare, deri te parkingjet: Gjërat që mund të zhduken gjatë dekadës që vjen (Foto)
Cloud computing concept - connect IT devices (PC notebook tablet mobile phone) to cloud storage. Hand with cloud computing and computer icon.

Jetojmë në një botë që ndryshon gjatë tërë kohës dhe një ekspert i hulumtimit, pretendon se disa prej gjëra që i duam dhe përdorim rregullisht, mund të zhduken në një të ardhme të afërt.

Michael McQueen nga Sydney i Australisë, beson se është duke iu kaluar koha kartelave bankare, iTunes, parkingjeve të veturave, qendrave të thirrjeve dhe pompave të benzinës, transmeton Telegrafi.


“Ky është vetëm fillimi i ndryshimeve, që do të ndikojë shumë në jetën tonë, si dhe do të shkaktojë goditje të fortë në disa indukstri”, ka thënë ai.

Në një listë të përpiluar, McQueen ka radhitur pesë gjërat e para që do të zhduken, duke filluar nga dekada që vjen.

Micael McQueen

Parkingjet e makinave

Hyrja në funksion e makinave vetë vozitëse, do të thotë edhe fundi i parkingjeve.

“Deri në vitin 2027, rreth 90 për qind e veturave do jenë autonome. Ato do të jenë në qarkullim gjatë tërë kohës dhe në shfrytëzohen në sistemin si Uber, ndërsa nuk do të jenë në pronësi të individëve”, pretendon McQueen.

Sipas tij, ato do të kenë hapësirat e caktuara për ndalim, ndërsa nuk është detyrë e shoferit që të brengoset për parkim.

“Në momentin që makina iu lë diku, do të vazhdojë rrugën për te ndonjë pasagjer tjetër, për t’jua ardhur sërish t’ju merr në kohën e caktuar”, thuhet në hulumtim.

Megjithatë, kjo parashihet të ndodhë së pari në Shtetet e Bashkuara, ku ka nisur edhe implementimi i ligjeve për veturat autonome.

Kartelat bankare

Që tani, bizneset po aplikojnë sisteme të ndryshme për pagesë, pa përfshirë kartelën bankare.

Format e sofistikuara si njohja digjitale e fytyrës, si dhe pagesa prej telefoni, janë dy prej mënyrave më të lehta, që e bëjnë kartelën diçka që i përket historisë.

“Pay By My Name e identifikon fytyrën dhe telefonin e regjistruar, pastaj blerësi vetëm klikon në fytyrën e tij në ekran dhe kryhet transaksion”, shpjegon eksperti.

Gjiganti kinez i pagesave Alipay, ka krijuar gjatë vitit 2017 një sistem të veçantë, përmes së cilit klienti mjafton vetëm të qeshë dhe paguan për drekën që ka ngrënë.

iTunes

Prej se është lansuar më 2001, iTunes është shërbimi më i veçantë deri më tani dhe ka mbetur i pandryshuar për 17 vjet.

Andaj, shfrytëzuesit mund ta konsiderojnë tmerruese parashikimin e McQueen, se kjo platformë më nuk do të ekzistojë.

“Apple Music ka bërë të dikur se ka rreth 38 milion ndjekës që paguajnë, ndërsa për çdo muaj shtohen nga dy milion të tillë, si dhe gjashtë të tjerë që marrin muzikë falas. Që do të thotë se shumë pak muzikë po shkarkohet me pagesë”, ka thënë McQueen.

Sipas tij, kompanitë që merren me shitjen e muzikës përmes internetit, janë në humbje të mëdha, që po vazhdojnë të thellohen.

Qendrat e thirrjeve

Shfrytëzimi i teknologjisë për të zëvendësuar punonjësit, është një mënyrë e mirë për të kursyer para, andaj industritë e ndryshme, po nguten që shumë shërbime t’i bëjnë automatike.

Për fat të keq, kjo prekë shumë ata që varen prej kësaj punë, ndërsa në plan të parë janë të angazhuarit në qendrat e thirrjeve.

“Deri më 2020, hulumtuesi teknologjik Gartner, do të vë në funksion pajisjen që ka të integruar sistemin e komunikimit, duke bërë që 85 për qind e operatorëve të jenë robotë”, thuhet në parashikimin e tij.

Pompat e benzinës

Shumë njerëz, mund ta kenë të pabesueshme të mendojnë botën pa pompat e benzinës, që për herë të parë janë hapur më 1913.

McQueen konsideron se ato shumë shpejtë do jenë të panevojshme, shkaku i rënies së kërkesës për benzinë.

“Rritja e kërkesës për makina elektrike, do ta bëjë të panevojshme pompën e benzinës”, përfundon McQueen. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Lista e pazakontë e dëshirave të djalit për ditëlindje tronditi nënën - kjo është çfarë kërkoi ai nga prindërit

Lista e pazakontë e dëshirave të djalit për ditëlindje tronditi nënën - kjo është çfarë kërkoi ai nga prindërit

Fun
Gruaja e miliarderit, cullak në rrugë (Video, +18)

Gruaja e miliarderit, cullak në rrugë (Video, +18)

Fun
Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Interesante
Iu deshën vetëm 48 orë që të demolojnë urën në Connecticut, pastrojnë terrenin dhe lëshojnë rrugën poshtë saj për qarkullim

Iu deshën vetëm 48 orë që të demolojnë urën në Connecticut, pastrojnë terrenin dhe lëshojnë rrugën poshtë saj për qarkullim

Interesante
Për të shmangur faturën prej 77 funtesh për ushqimin e ngrënë në restorantin kinez në Britani, gruaja shkul fijet e flokut dhe i vendosë në pjatë

Për të shmangur faturën prej 77 funtesh për ushqimin e ngrënë në restorantin kinez në Britani, gruaja shkul fijet e flokut dhe i vendosë në pjatë

Fun
Kalo në kategori