LAJMI I FUNDIT:

Pranvera Dobruna Kryeziu zgjedhet në strukturat qeverisëse globale të CIGRE me seli në Paris

Pranvera Dobruna Kryeziu zgjedhet në strukturat qeverisëse globale të CIGRE me seli në Paris

Nga data 25 Gusht deri 30 Gusht 2024 në Paris është mbajtur sesioni i 50-të i CIGRE Ndërkombëtare, ku për pesë ditë radhazi kanë marr pjesë mbi +4500 delegatë, mbi +280 ekspozues si dhe mbi +10,000 vizitorë nga e gjithë bota.

Në kuadër të këtij sesioni, me datë 27.08.2024 është mbajtur takimi i Këshillit Administrativ (Administrative Council) i CIGRE Ndërkombëtare, ku përmes votimit të fshehtë është bërë zgjedhja e tre anëtarëve të rinjë për anëtar të Këshillit Drejtues (Steering Committee) të CIGRE Ndërkombëtare për dy vitet e ardhshme.

Në mesin e tre anëtarëve të rinjë të zgjedhur, zonja Pranvera Dobruna Kryeziu, si përfaqësuese e CIGRE Kosovë, përmes votimit, ka arritur me sukses të zgjedhet si anëtare e re e Këshillit Drejtues të CIGRE Ndërkombëtare. Zgjedhja e zonjës Dobruna Kryeziu në mesin e tre anëtarëve të rinj për Këshill Drejtues (Steering Committee) është arritje e jashtëzakonshme dhe e rëndësishme për një vend të vogël dhe të ri si Kosova në një konkurrencë shumë të madhe me kandidatura nga vende të ndryshme të botës.


Këshilli Drejtues (Steering Committee) i CIGRE Ndërkombëtare është strukturë qeverisëse në nivel global i CIGRE Ndërkombëtare.

Kjo arritje prestigjioze e Pranvera Dobruna Kryeziut është konfirmim i ekspertizës së saj në sektorin e energjisë, kontributin dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm ndaj strategjisë së re të CIGRE ndërkombëtare për të përballuar sfidat dhe për të bërë përparime në tranzicionin e energjisë.

Tashmë, Dobruna Kryeziu në nivelin ndërkombëtarë dhe në nivelin e Europes Juglindore e përfaqëson Kosovën respektivisht KEK, KOSTT, KEDS, dy universitetet FIEK, UBT, si dhe OST (Operatorin e Sistemit të Transimetimit) nga Shqipëria.

CIGRE është organizatë e vetme ndërkombëtare për ekspertizën në sektorin e energjisë. Strategjia e CIGRE është ofrimi i njohurive botërore në funksion të politik-bërjes për një tranzicion të drejtë.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij

Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij

Lajme
Naser Hafizi arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Naser Hafizi arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Lajme
Imam Maliqi viziton Manastirin e Deçanit, Ambasada gjermane: Është shembull frymëzues i dialogut ndërfetar

Imam Maliqi viziton Manastirin e Deçanit, Ambasada gjermane: Është shembull frymëzues i dialogut ndërfetar

Lajme
Kujtim Shala: Albin Kurti ka bërë tradhti kushtetuese me marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit

Kujtim Shala: Albin Kurti ka bërë tradhti kushtetuese me marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit

Lajme
KFOR-i mban ceremoninë e inaugurimit të

KFOR-i mban ceremoninë e inaugurimit të "Mburojës së Re"

Lajme
Kalo në kategori