LAJMI I FUNDIT:

Pranuan 600 ankesa, Agjencia për Informim dhe Privatësi shqiptoi deri tani 13 gjoba për shkelje të privatësisë dhe qasje në dokumente publike

Pranuan 600 ankesa, Agjencia për Informim dhe Privatësi shqiptoi deri tani 13 gjoba për shkelje të privatësisë dhe qasje në dokumente publike

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku ka thënë se gjatë vitit të kaluar kanë pranuar mbi 600 ankesa lidhur më publikimin e të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publik.

Sogojeva-Dërmaku gjatë intervistës në “Përballje”, në Telegrafi.com ka folur për Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, dhe atë të qasjes në dokumente publik.


“Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale por edhe Ligji për qasje në dokumente publike është nxjerrë në vitin 2019, dhe si të tilla zbatimin e tyre e kanë filluar në vitin 2021. Pra, në momentin e emërimit tim si komisionere, nëse bëjmë një krahasim në numrin e ankesave që na parashtrohen, dhe normalisht interesimit të publikut që e kanë, qoftë me kërkesa për këshilla, qoftë me sinjalizimet që bëjnë tek ne, situata sa i përket ankesave  dhe qasjes në dokumente publike është shumë më e madhe, por kjo nuk do të thotë se ne si Kosovë qëndrojmë mirë sa i përket çështjes së sigurisë”, ka pohuar ajo.

Komisionerja Dërmaku ka thënë se kosovarët janë të prirë që të publikojnë të dhënat e tyre personale në rrjetet sociale.

“Kjo ndërlidhet ngushtë me qytetarin, që si shoqëri jemi të prirë që në rrjetet sociale të publikojmë shumë për veten, pa qenë të vetëdijshëm sa e rrezikojmë jetën tonë”, theksoi ajo.

Më tej, ajo theksoi se kanë pranuar 421 ankesa që kanë të bëjnë për qasje në dokumente publike, kurse mbi 200 për publikimin e të dhënave personale.

“Ne kemi inspektuar shumë biznese, institucione publike e private që janë kontrolluese të të dhënave personale. Numri i vendimeve të nxjerra deri tani është 172”, theksoi ajo.

Tutje, ajo shtoi se agjencisë i është dhënë një fuqi ligjore, që është vetë shqiptimi i gjobave.

A mund të ndalohet TikTok-u në Kosovë? Flet komisionerja për privatësi Sogojeva-Dërmaku
Lexo po ashtu A mund të ndalohet TikTok-u në Kosovë? Flet komisionerja për privatësi Sogojeva-Dërmaku

“Kjo po ndikon në ndërgjegjësimin institucional. Numri më i madh i ankesave është nga qytetarët, pastaj OJQ, pastaj gazetarë”, shtoi tutje.

Dërmaku bëri të ditur se tetë gjoba kanë shqiptuar që kanë të bëjnë për publikimin e të dhënave personale, kurse pesë për qasje në dokumente publike.

Ajo po ashtu përmendi edhe gjobën e shqiptuar ndaj Partisë Socialdemokrate, që ka të bëjë me publikimin e të dhënave personale, ku PSD u dënua me 20 mijë euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori