LAJMI I FUNDIT:

Pranimi në UEFA me telashe, por jo të pakalueshme

Pranimi në UEFA me telashe, por jo të pakalueshme

Procesi i pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në UEFA nuk po zhvillohet pa telashe. Por në FFK janë të bindur se nuk ka telashe të pakapërcyeshme. Procesi i pranimit të Kosovës në Konfederatën Evropiane të Futbollit (UEFA) pritet të mbyllet të martën, më 3 maj.

Aplikimi i FFK-së për anëtarësim në UEFA, është pika e dhjetë e agjendës së Kongresit të UEFA-s që zhvillohet më 3 maj në Budapest të Hungarisë. FFK-ja ka kohë që është shprehur e bindur se do t’i ketë votat e mjaftueshme për kalimin e kërkesës së saj, shkruan Koha Ditore.


Kërkesa kalon me shumicë të thjeshtë të votave të delegatëve prezent. Secila prej 54 vendeve anëtare të UEFA-s e ka nga një votë në Kongres.

Në ditët e fundit para kongresit, Federata e Futbollit e Serbisë është angazhuar mjaft për të pamundësuar pranimin e Kosovës. Në fakt, Federata serbe ka vite që punon kundër pranimit të Kosovës dhe serbët shpresojnë që t’ia dalin sërish të bllokojnë procesin që për drejtuesit e futbollit kosovar duhet të mbyllet me sukses – me pranim në UEFA.

“Punët janë mirë. Normalisht nuk duhet të ketë telashe të pakapërcyeshme. Them të pakapërcyeshme, pasi ky proces telashe natyrisht që ka. Kjo është ditur shumë më herët”, ka thënë një burim i gazetës, i afërt me zhvillimet.

FFK-ja zyrtarisht ka njoftuar vetëm se delegacioni i saj të hënën në mëngjes do të udhëtojë për Budapest. Të ftuar në Kongresin e 40-të të UEFA-s, janë kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.

Në Budapest të Hungarisë do të jetë një delegacion i madh nga Kosova.

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Kalo në kategori