Pranga 40 vjeçarit, shfrytëzonte ish-bashkëshorten si prostitutë


Ka qenë 37-vjeçarja nga Gramshi me inicialet M.S, e cila e denoncoi në polici tutorin e saj, pas një konflikti për paratë e fituara nga prostitucioni. 40-vjeçari rom akuzohet se për një periudhë 1-vjeçare ka shfrytëzuar si prostitutë ish-gruan e tij.
Mësohet se çifti ishte divorcuar, por ai e ka mbajtur gruan në banesën e tij gjatë kësaj periudhe dhe sipas hetimeve paraprake dyshohet se e ka detyruar të prostituonte me shtetas të grupmoshave të ndryshme, kundrejt një pagese që varionte nga 1 mijë deri 25 mijë lekë të reja, raporton Shekulli.
Të gjitha përfitimet 40-vjeçari i mbante për vete dhe kjo ka shkaktuar edhe konfliktin mes 37-vjeçares dhe tutorit të saj. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/02/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































