LAJMI I FUNDIT:

Pozonte në cep të bregut, përfshihet nga vala gjigante e detit të trazuar (Video)

Pozonte në cep të bregut, përfshihet nga vala gjigante e detit të trazuar (Video)

Turistja e paemëruar, është përfshirë nga një valë gjigante, teksa pozonte në cepin e një bregu në Honduras.

Derisa deti ishte shumë i trazuar, ajo provonte të tregonte më të mirën nga vetja para aparatit të shoqes, por përfundoi nëpër shkëmbinjtë e thepisur, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, ajo ka dalë jashtë brenda sekondave, teksa kishte pësuar disa gërvishtje.

“Ky nuk është imazhi, me të cilin do krenohej në rrjetet sociale”, ishte përshkrimi i videos, që u realizua nga një i pranishëm. /Telegrafi/