LAJMI I FUNDIT:

Pozita pret nga KE rekomandim pozitiv për vizat, thotë se Kosova i ka kryer detyrat e shtëpisë

Pozita pret nga KE rekomandim pozitiv për vizat, thotë se Kosova i ka kryer detyrat e shtëpisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave pritet të jepet gjatë kësaj jave, respektivisht më 17 ose 18 korrik.

E marta, ose e mërkura mund të jenë Dita D, respektivisht dita kur në Kosovë do të mund të vijë raporti i Komisionit Evropian (KE) për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.


I pari i ekzekutivit kosovar ka treguar dozë të optimizmit se vendi brenda këtij viti do ta ketë liberalizimin e vizave.

“Por, presioni për liberalizim po rritet. Të gjithë po e ndjejmë këtë presion. Më 17 dhe 18 pritet vlerësimi i KE-së për të vazhduar në etapa implementuese”, tha ndër të tjera Haradinaj.

Në anën tjetër edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar ditë më parë se shpreson se në ditët e ardhshme Kosova do të marrë lajme të mira nga Bashkimi Evropian (BE) sa i përket liberalizimit të vizave.

Sipas tij, Kosova ka implementuar në tërësi kriteret për liberalizimin e vizave”, ka thënë Thaçi.

Kryeparlamentari Kadri Veseli është shprehur optimist se rekomandimi KE-së për vizat do të jetë pozitiv.

Veseli, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se Kosova i ka plotësuar kriteret dhe me të drejtë priten lajme të mira.

“Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj presin rekomandim pozitiv, për vetë faktin e progresit që është shënuar, dhe kushtet teknike që ishin për Kosovën janë plotësuar. Kemi sinjale që rekomandimi do të jetë pozitiv, sinjale pozitive nga miqtë dhe partnerët, të cilët i kam takuar edhe gjatë këtij rrugëtimi për liberalizimin”, ka thënë Veseli.

Çfarë po e frikëson BE-në në rastin e liberalizimit të vizave për Kosovën?
Lexo po ashtu Çfarë po e frikëson BE-në në rastin e liberalizimit të vizave për Kosovën?

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se pret që raporti i KE-së të  jetë pozitiv.

Sipas tij, të gjithë – institucionet dhe qytetarët po e presin një raport pozitiv.

“Me përgjegjësi të plotë e them se institucionet e vendit i kanë plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga BE-ja për liberalizimin e vizave”, ka shtuar Pajaziti.

Ai ka theksuar se shpreson që Kosova nuk do të viktimizohet nga problemet dhe sfidat e brendshme me të cilat po ballafaqohet BE-ja kohëve të fundit.

“Ne jemi në proces të përmirësimit në shumë drejtime, siç është sundimi i ligjit, e që në fund të fundit ajo duhet të bëhet para së gjithash për të mirën e qytetarëve të Kosovës. Ne kemi plotësuar një mori kushtesh të kërkuara”, ka shtuar Pajaziti.

Sipas tij, vendi është ballafaquar edhe me kritere politike si demarkacioni i kufirit të Kosovës me Malin e Zi, që ishte i padrejtë si kriter, e që u shty edhe si mungesë e kompromisit të partive politike në vend.

Ndryshe, numri i madh i të rinjve të papunë dhe frika nga një përpjekje tjetër migrimi ilegal drejt vendeve të Bashkimit Evropian,  mund të shihen si pengesa që ka Kosova për realizimin e synimit të saj për liberalizimin e vizave.

Njohësit e procesit të integrimeve evropiane thonë se te vendet anëtare të BE-së, sidomos ato vende ku synojnë të shkojnë qytetarët e Kosovës në kërkim të një vendi pune dhe një jete më të mirë, droja është më e madhe se liberalizimi do të mund të keqpërdorej.

Ka tri javë që Kosova është në pritje të rekomandimit për liberalizimin e vizave nga Komisioni Evropian.

Pas ratifikimit të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe prezantimit të rezultateve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, institucionet e Kosovës dhe liderët politikë ishin shprehur optimistë, se Bashkimi Evropian do të nxirrte rekomandime pozitive.

Por, një vendim i tillë ende nuk është marrë në Bruksel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori