Numri i madh i të rinjve të papunë dhe frika nga një përpjekje tjetër migrimi drejt vendeve të Bashkimit Evropian, sipas analistëve, mund të shihen si pengesa që ka Kosova për realizimin e synimit të saj për liberalizimin e vizave.
Analistët thonë se te vendet anëtare të BE-së, sidomos ato vende ku synojnë të shkojnë qytetarët e Kosovës në kërkim të një vendi pune dhe një jete më të mirë, droja është më e madhe se liberalizimi do të mund të keqpërdorej.
Ka tri javë që Kosova është në pritje të rekomandimit për liberalizimin e vizave nga Komisioni Evropian.
Pas ratifikimit të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe prezantimit të rezultateve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, institucionet e Kosovës dhe liderët politikë ishin shprehur optimistë, se Bashkimi Evropian do të nxirrte rekomandime pozitive.
Por, një vendim i tillë ende nuk është marrë në Bruksel.
Taulant Kryeziu, njohës i çështjeve të integrimit evropian tha për Radion Evropa e Lirë se janë disa çështje që kanë ndikuar në këtë hezitim të Bashkimit Evropian në rastin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Arsyeja pse unë shoh gjasa të vogla që në këtë vit të lëvizim lirshëm në vendet e BE-së, është sistemi jonë i drejtësisë i cili nuk ka treguar përkushtimin dhe vullnetin për t’u marrë me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të profileve të larta. E dyta, ekziston një klimë jo pozitive brenda vendeve të fuqishme të Bashkimit Evropian sa i përket çështjes së migrimit”.
“Kemi parë shqetësimet që ka qeveria populiste italiane, me atë që po quhet barra e emigrantëve dhe atë që kërkojnë që kjo barrë e emigrantëve të ndahet me brenda gjithë vendet anëtare të BE-së dhe jo të atakohet vetëm një vend. Problemet që ka pasuar pastaj kancelarja Angela Merkel me partnerin e saj konservativ të koalicionit, i cili ka bërë thirrje edhe për mbyllje të kufijve”, thekson Kryeziu.
Këto elemente, shton Kryeziu, do të prodhojnë vonesa në vendimmarrjen politike nga ana e Bashkimit Evropian në rastin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Ndërkaq, analistja e çështjeve të integrimeve evropiane, Jehona Lushaku – Sadriu thotë për Radion Evropa e Lirë se frika nga migracioni është e dyanshme, si për Bashkimin Evropian, ashtu edhe për Kosovën.
“Ka shumë arsye, disa kanë të bëjnë me politikat e brendshme të Bashkimit Evropian. Ata janë momentalisht duke u bërë gati për zgjedhjet e ardhshme dhe ka kalkulime të ndryshme politike të partive politike brenda institucioneve të BE-së. Ata janë duke kalkuluar për penalizmin që mund të kenë, në qoftë se e përkrahin liberalizmin e vizave për Kosovën”.
“Frika që mund të jetë për Kosovën është mos kontrolli ndaj migracionit. Nëse do të ballafaqohet Kosova, por edhe BE-ja me një valë të re të migracionit nga Kosova atëherë do të shihet si shumë problematike dhe me shumë ndikim në zgjedhjet e ardhshme në Bashkimin Evropian, meqë migracioni është një politikë mjaft problematike edhe aktualisht”, thotë Lushaku-Sadriu.
Ndryshe, në fund të vitit 2014 dhe fillim të vitit 2015, duke shfrytëzuar kufirin e ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë, mijëra qytetarë të Kosovës në mënyrë të paligjshme, ishin nisur drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Vala e madhe e migrimit të qytetarëve nga Kosova pati detyruar autoritetet në Hungari, Serbi, Austri dhe Gjermani, që të forcojnë kontrollet e kufirit, për të penguar kalimin e paligjshëm.
Numri i të shpërngulurve nga Kosova pati rënë pas një ashpërsimi të kontrolleve dhe shumë qytetarë që migruan në mënyrë të paligjshme u rikthyen në Kosovë.
Institucionet e Kosovës, thonë analistë të çështjeve të integrimeve evropiane, do të duhej të marrin masa për parandalimin e fenomenit të migracionit.
Taulant Kryeziu thotë se liberalizimi i vizave nga qytetarët e Kosovës nuk duhet kuptuar se në asnjë rast, nuk mundëson punësim apo ndonjë veprimtari ekonomike në shtetet e zonës Schengen.
“Po besoj se duhet të bëhet një kampanjë më e fuqishme edhe nga Ministria e Integrimeve dhe institucioneve në përgjithësi. Mendoj që qytetarët duhet të kuptojnë se liberalizimi i vizave është çështje vetëm e lëvizjes së lirë nuk është e drejt pune apo studimi. Asnjë qytetar i Kosovës të mos mendojë se me liberalizim të vizave mund të kërkojnë azil dhe mund të bëhen barrë e taksapaguese të vendeve të BE-së”, thotë Kryeziu.
Standardi jetësor i qytetarëve të Kosovës, me gjithë përmirësimet e bëra viteve të fundit, sipas ekspertëve të fushës vazhdon të mbetet nën mesataren dhe larg vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian. Papunësia është një nga problemet më të mëdha që ka përcjellë shoqërinë kosovare viteve të fundit. Shkalla e papunësisë sipas të dhënave zyrtare është 30.5 për qind.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH
Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj