Reperja e njohur, Melinda Ademi është një prej artisteve më të suksesshme shqiptare.

Ajo së fundmi po qëndron në New York për shkak të angazhimeve profesionale dhe në ndërkohë ka shijuar kohën e lirë për të realizuar disa imazhe që I ndau me fansat në Instagram.


Reperja pozoi në disa foto ku shihet e veshur me një bluzë të kuqe kombinuar me një kapele me të njëjtën ngjyrë, ndërsa pamjen përshtati me një çantë nga marka “Louis Vuitton”.

Screenshot 4 26 Foto: Melinda/Instagram

Melinda dukej në formë të mirë dhe tejet atraktive, teksa tërhoqi vëmendje me makijazhin e lehtë dhe flokët natyrale.

Screenshot 5 19 Foto: Melinda/Instagram

Kujtojmë që krahas koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore, Melinda aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit.

Screenshot 6 15 Foto: Melinda/Instagram

Projekti i saj “Melodia” u publikua në nëntor të vitit të kaluar dhe numëron mbi 10 milionë klikime në kanalin zyrtar të “YouTube”. /Telegrafi/