LAJMI I FUNDIT:

Powell: Rezerva Federale do të ndalojë tkurrjen e bilancit financiar

Powell: Rezerva Federale do të ndalojë tkurrjen e bilancit financiar

Kryetari i Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jerome Powell, tha që banka qendrore do të shpallë shumë shpejt përfundimin e tkurrjes së bilancit financiar.

Rezerva e nisi këtë proces në tetorin e vitit 2017 për të pakësuar në mënyrë graduale mbajtjen e Bonove të Thesarit dhe Letrave me Vlerë të agjencive, me rënie mujore tavan në 50 miliardë dollarë amerikanë, përcjell Telegrafi.


Duke nënvizuar këto fjalë gjatë dëgjesës së Komitetit Bankar të Senatit që u mbajt të martën, Powell tha se asetet e përgjithshme të Rezervës Federale mbahen tani rreth 4 trilionë dollarë, një rënie prej gati 310 miliardë dollarë prej mesit të vitit të kaluar.

Trump: Rezerva Federale është problemi i vetëm i ekonomisë amerikane
Lexo po ashtu Trump: Rezerva Federale është problemi i vetëm i ekonomisë amerikane

Sipas tij, në periudhë afatgjatë, masa e bilancit do të vendoset nga kërkesa për obligacionet e Rezervës Federale, sidomos nga monedha dhe rezerva e bankës. /Telegrafi/