LAJMI I FUNDIT:

Pothuajse gjysma e kancereve në botë shkaktohen nga faktorë që mund të shmangen

Pothuajse gjysma e kancereve në botë shkaktohen nga faktorë që mund të shmangen

Pothuajse gjysma e vdekjeve nga kanceri në botë lidhen me faktorë të shmangshëm si duhani, konsumimi i alkoolit, seksi i pambrojtur dhe obeziteti, shkruajnë shkencëtarët

Ata analizuan të dhënat nga rreth 10 milionë njerëz që vdiqën nga 23 lloje kanceri në vitin 2019.


Faktorët e jashtëm ishin shkaku i sëmundjes në 4.45 milionë vdekje ose 44.4 për qind e tyre.

“Ky studim tregon se barra e kancerit mbetet një sfidë e rëndësishme e shëndetit publik që po rritet në përmasa në mbarë botën”, tha Christopher Murray nga Universiteti i Uashingtonit, një bashkëautor i studimit.

Shkaktarët më të zakonshëm të kancerit janë pirja e duhanit (rreth 36 përqind e rasteve), konsumimi i alkoolit (rreth 7 përqind), sëmundjet seksualisht të transmetueshme (6.5 përqind) dhe obeziteti (rreth 4.2 përqind për burrat dhe 5.2 përqind për gratë).

Në vitin 2018, më shumë se 2 milionë raste të kancerit janë të lidhura me infeksione të tilla si Helicobacter pylori, hepatiti dhe HPV.

Studimi tregoi gjithashtu se rreziku i vdekjes nga kanceri për shkak të faktorëve të jashtëm është më i lartë për burrat (në 50.6 përqind të rasteve) sesa për gratë (36.3 përqind).

Këto aktivitete të përditshme janë vërtetuar se shkaktojnë kancer, thonë ekspertët
Lexo po ashtu Këto aktivitete të përditshme janë vërtetuar se shkaktojnë kancer, thonë ekspertët

“Mesazhi kryesor i këtij hulumtimi është i qartë: një numër i konsiderueshëm i kancereve, me shumë mundësi shumica e tyre kur bëhet fjalë për infeksione, mund të parandalohen”, shkruajnë shkencëtarët në Lancet.

Artikulli thekson se parandalimi i kancerit ka edhe një efekt financiar: investimi deri në 100 milionë dollarë në parandalim rezulton në kursime prej 100 miliardë dollarësh në kostot e trajtimit. /KP

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori