LAJMI I FUNDIT:

Pothuajse 80% e mjekëve gabimisht besojnë se nikotina shkakton kancer të mushkërive

Pothuajse 80% e mjekëve gabimisht besojnë se nikotina shkakton kancer të mushkërive

Pothuajse 80 për qind e mjekëve në mbarë botën gabimisht besojnë se nikotina shkakton kancer të mushkërive, thuhet në një sondazh të kryer midis 15,000 mjekëve nga 11 vende 

Një shumicë e konsiderueshme e mjekëve në mbarë botën ia atribuojnë gabimisht nikotinës efektet negative shëndetësore të pirjes së duhanit, duke penguar seriozisht përpjekjet për të detyruar më shumë se një miliard duhanpirës të lënë duhanin, sipas hulumtimit të kryer për të ofruar njohuri praktike për të përshpejtuar lënien e duhanit.

Edhe pse 78% e mjekëve të anketuar nga Kina, Gjermania, Greqia, India, Indonezia, Izraeli, Italia, Japonia, Afrika e Jugut, Britania e Madhe dhe SHBA, të paktën pjesërisht u pajtuan me pohimin se “te pacientët e rritur, pjesa më e madhe e dëmit të shkaktuar nga pirja e duhanit vjen nga djegia e duhanit dhe jo nga vetë nikotina”, që është një fakt i vërtetuar shkencërisht, kur pyetja është bërë në mënyrë specifike, mesatarisht 73% e mjekëve janë pjesërisht dakord që nikotina shkakton kancer të mushkërive, fshikëzës dhe kokës/qafës/stomakut, transmeton Telegrafi.

Më saktësisht, 78% e mjekëve të anketuar mendojnë se nikotina shkakton aterosklerozë, 77% e tyre thanë se shkakton kancer të mushkërive, pastaj 76% e mjekëve besojnë se nikotina është përgjegjëse për sëmundjen kronike obstruktive pulmonare (SPOK), 72% për defektet e lindjes, 71% për kancerin e stomakut në kokë/qafë, ndërsa 69% e tyre besojnë se nikotina është fajtore për kancerin e fshikëzës.


Shihni çfarë u bën tymi i cigares mushkërive, zemrës dhe trurit tuaj
Lexo po ashtu Shihni çfarë u bën tymi i cigares mushkërive, zemrës dhe trurit tuaj

Pothuajse në të 11 vendet e anketuara, të paktën 80% e mjekëve janë të interesuar në trajnimin për reduktimin/lënien e duhanit. Megjithatë, shumë prej tyre priren të përqendrohen në ndërprerjen e përgjithshme dhe jo në alternativa specifike ndaj pirjes së duhanit.

Në të gjitha vendet, një shumicë e madhe mjekësh – duke filluar nga 71% në 94% – pajtohen se ndihma e pacientëve për të lënë duhanin është një prioritet. Mesatarisht, një e katërta e mjekëve deklarojnë se nuk kanë marrë pjesë kurrë në trajnime për lënien e duhanit. Mungesa e mundësive dhe mungesa e ndërgjegjësimit janë arsyet më të zakonshme pse ata nuk ndjekin trajnimin për lënien e duhanit.

Hulumtimi u krye nga Sermo, një platformë e pavarur dhe udhëheqëse në njohuritë mbi praktikat e punonjësve të kujdesit shëndetësor, dhe u financua nga Fondacioni për një botë pa tymin e duhanit.

Si të ndahemi paqësisht nga duhani?
Lexo po ashtu Si të ndahemi paqësisht nga duhani?

Mjekët e anketuar janë të punësuar me kohë të plotë, të licencuar për praktikë, me të paktën dy vjet përvojë, të cilët kalojnë të paktën 50% të kohës së tyre në kujdesin e drejtpërdrejtë të pacientit, duke vizituar të paktën 20 pacientë të rritur në muaj. Ata punojnë në një gamë të gjerë specialitetesh nga familja/praktika e përgjithshme deri te mjekësia e brendshme, kardiologjia, pulmonologjia, onkologjia dhe psikiatria. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Studimet konfirmojnë: Nëse dhjetë minuta në ditë i bëni masazh kokës, do të përmirësoni punën e zemrës dhe do të rregulloni presionin e gjakut!

Studimet konfirmojnë: Nëse dhjetë minuta në ditë i bëni masazh kokës, do të përmirësoni punën e zemrës dhe do të rregulloni presionin e gjakut!

Shëndetësi
Kalo në kategori