LAJMI I FUNDIT:

Postieri i paskrupullt: Dërgesën për fëmijë, e lë në shportën e mbeturinave

Postieri i paskrupullt: Dërgesën për fëmijë, e lë në shportën e mbeturinave

Në Wrecham të Walesit, një prind është befasuar kur e ka gjetur pakon e porositur përmes internetit, të lënë në shportën me mbeturina.

Rob Davies ka shkuar për të hedhur plehrat, kur e ka gjetur dërgesën sipër gjërave të mykura dhe që lëshonin erë, transmeton Telegrafi.


Madje, në kuti është paralajmërimi për gjëra të thyeshme dhe se janë për fëmijë. Por, postieri nuk e ka vrarë mendjen aspak.

Në pakot që kishte porositur Davies, ka pasur lodra për vajzën si dhe vaj për zierje. Ai është ankuar te kompania Amazon për sjelljet banale të punonjësit të tyre. /Telegrafi/

dergesa2