LAJMI I FUNDIT:

Pos Aida Dërgutit, Visar Ymeri mohon se ka dorëheqje tjera

Pos Aida Dërgutit, Visar Ymeri mohon se ka dorëheqje tjera

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka mohuar se ka dorëheqje brenda lëvizjes, përpos të asaj të Aida Dërgutit.

Ai ka mohuar se anëtarët e kryesisë, Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu, të kenë dhënë dorëheqje, pasi së fundmi u raportuara se ka pasur një kërkesë nga ana e tyre


Pas mbledhjes së filluar në ora 14:00, Ymeri që shoqërohej nga deputeti Ismajl Kurteshi dhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka qenë i shkurtër për media, duke mos pranuar të përgjigjet në asnjë pyetje të gazetarëve, ka thënë se  kryesia e dënon dhe e quan të pa pranueshme gjuhën e përdorur karshi figurave publike të LVV-së në rrjetet sociale.

“Në këtë mbledhje i diskutuam zhvillimet e fundit. Sa i përket organizatës së Lëvizjes Vetëvendosje. Në këtë mbledhje po ashtu kryesia dhe grupi parlamentar bashkë, e pranuan dorëheqjen e zonjës Aida Dërguti nga kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje dhe nga pozicioni i kryetares së qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Vushtrrisë. Kjo është dorëheqja e vetme që është dhënë nga kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje për kundër atyre që patë që janë raportuar në media, që nuk janë të vërteta”, ka thënë Ymeri.

Ai ka thënë se në mbledhje kanë diskutuar për këtë fundjavë, zhvillimet dhe raportimet në rrjetet sociale, ku siç tha ai kryesia e dënon dhe e quan të papranueshme gjuhën e përdorur karshi figurave publike të LVV-së.

“Kërkojmë nga të gjithë aktivistët e LVV-së dhe LVV që ta ndal këtë mënyrë të të shkruarit dhe përdorimin e kësaj gjuhe në rrjetet sociale ndaj figurave publike të LVV-së”, tha Ymeri duke mos u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a ka përçarje në Vetëvendosje.

Veç Ymerit asnjëri nga anëtarët tjerë të pranishëm në mbledhje nuk ka folur për media, e cila ishte duke u përcjell me një interes të shtuar, pas daljes në publik të bisedave në grupin e deputetëve të LVV-së, ku Aida Dërguti përdor gjuhë ofenduese ndaj ish-liderit të kësaj lëvizje, Albin Kurti, raporton KosovaPress.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori