Edhe rikthimi i Cristiano Ronaldos nuk e ka ndihmuar Portugalinë që t’i nisin me fitore eliminatoret, duke barazuar pa gola ndaj Ukrainës.

Edhe pse portugezët dominuan nga fillimi deri në fund, nuk arritën të shënojnë një gol edhe pse goditën drejt portës 15 herë.


Moutinho, Neves e Silva provuan, por pa sukses në pjesën e parë.

As Ronaldo nuk arriti të shënonte edhe pse provoi.

GettyImages 1132028438

Në pjesën e dytë Andre Silva e kishte rastin më të mirë, por nuk arriti të shënonte.

Ukraina rrezikoi me Junior Moraes , por as ky nuk i ndryshoi shifrat.

GettyImages 1132028497

Në fund kampioni aktual evropian u desh të kënaqet me një pikë. /Telegrafi/    

telegrafi sport app