Portierët shpesh herë bëhen hero për skuadrat e tyre me pritjet fantastike që bëjnë.

Reklama

Por rrallë ndodh që një portier të shënoj gol dhe t’i sigurojë skuadrës së tij pikë.

Një gjë e tillë ka ndodhur ditën e shtunë në ndeshjen Standard Liege – Eupen që përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2.

Vendasit ishin duke udhëhequr 1-0 me golin e Bokadit, por mysafirët barazuan gjithçka në 1-1 kur shënoi Prevljak.

Standard metën me një futbollist më pak në fushë kur në minutën e 45 u përjashtua Shamir me karton të kuq.

Mysafirët kaluan në epërsi në pjesën e dytë, teksa fundi i ndeshjes ishte i jashtëzakonshëm.

Reklama

Standard fitoi një goditje dënimi në minutën e fundit të shtesës dhe portieri Arnaud Bodart doli në zonën e kundërshtarëve.

Reklama

Ai u asitua mirë nga Fai dhe shënoi një gol të bukur me kokë për t’i siguruar një pikë skuadrës së tij.

Sigurisht që festa ishte jashtëzakonisht e madhe nga skuadra vendase me Bodard që u bë hero i Standardit.

Gjithsesi përveç goli të shënuar, Bodart është bërë edhe më i famshëm pasi goli i tij po qarkullon thuajse në çdo faqe të madhe të futbollit në botë. /Telegrafi/