LAJMI I FUNDIT:

Porsche shpjegon secilin variant të linjës 911, në më pak se pesë minuta (Video)

Porsche shpjegon secilin variant të linjës 911, në më pak se pesë minuta (Video)

Nëse keni hasur vështirësi dhe nuk e kuptonit linjën 922, atëherë Porsche do të shpjegojë për ju

Meqenëse ka shumë variante, është mjaft e vështirë që të dihet se cili model është, ndërsa ka raste kur ka edhe ngatërresa te shitësit dhe blerësit, transmeton Telegrafi.


Pasi që i shet 24 variante të 911, mbajtja e tyre në rend, është e vështirë edhe nga Porsche. Madje, zyrtarët e prodhuesit gjerman, pranojnë se shumë njerëz e kanë vështirë t’i dallojnë.

Për këtë arsye, kompania ka realizuar një ilustrim që tregon brenda më pak se pesë minutave, për secilin variant të 911.

Andaj, po që se jeni në mesin e atyre që keni problem për ta dalluar këtë makinë, kjo video është për ju. /Telegrafi/