LAJMI I FUNDIT:

Porsche del nga rruga dhe përplasë 11 persona, asnjë prej tyre nuk merr lëndime të rënda (Video)

Porsche del nga rruga dhe përplasë 11 persona, asnjë prej tyre nuk merr lëndime të rënda (Video)

Gjatë prezantimit me vetura në Idaho të Shteteve të Bashkuara, një shofer ka humbur kontrollin dhe është përplasur në 11 persona.

Fatmirësisht, asnjëri prej tyre nuk ka marrë lëndime serioze dhe janë lëshuar në shtëpi për trajtim të mëtutjeshëm, transmeton Telegrafi.


Në anë tjetër, makinës Porsche i është thyer xhami i përparmë dhe është dëmtuar në disa pjesë.

Prania e tyre shumë afër rrugës dhe mos përshtatja e shoferit me shpejtësinë e veturës, konsiderohej të jenë shkaktarët e aksidentit. /Telegrafi/