LAJMI I FUNDIT:

Porsche 911 i ri me tavan të hapur, spiunohet duke u testuar pothuajse pa asnjë mbulesë (Foto)

Porsche 911 i ri me tavan të hapur, spiunohet duke u testuar pothuajse pa asnjë mbulesë (Foto)

Kamuflazhi po shkon duke u hequr, kësaj radhe në Nurburgring të Gjermanisë

Deri më tani, dihet se Porsche është duke punuar shumë në linjën e prodhimit 911, teksa modeli më i ri, me tavan të hapur pritet të shihet gjatë tetorit në Paris Motor Show, transmeton Telegrafi Megjithëse, kemi parë shumë fotografi me nivele të ndryshme kamuflazhi, së fundmi u spiunua teksa ishte pothuajse tërësisht i pambuluar.


Që tani, mund të thuhet se është bërë punë e madhe në dizajn dhe përditësim. Drital LED janë dërguar më larg, duke i lënë hapësirë grillit, që mundëson ajrosje më të madhe. Pjesa e përparme është shumë më e fryrë, megjithëse ka linjat e trashëguara nga 911 klasik.

Kjo paraqitje, ka mundësuar që t’i shihen linjat e pastra, si dhe modelimi i strukturës së pjesëve anësore dhe asaj të pasme. Sipas të gjitha gjasave, këtë Porshe pritet ta shohim të plotë në panairin e Frankfurtit gjatë vitit që vjen. /Telegrafi/