Jan-Werner Mueller
Rezultati i zgjedhjeve në Itali, ku partitë populiste dhe të ekstremit të djathtë kryesuan zgjedhjet, pas katastrofave binjake të BREXIT-it në Mbretërinë e Bashkuar dhe zgjedhjes së Trumpit në SHBA, duket se do të forcojë me siguri një mendim të përhapur: populli ia shkaktoi vetes këto katastrofa.
“Qytetarët e zakonshëm”, sipas kësaj pikëpamjeje, janë aq të irrituar dhe të keqinformuar sa bëjnë zgjedhje të tmerrshme. Disa shkojnë edhe më tej dhe ia atribuojnë atyre preferencat bashkëkohore për liderët anti-demokratikë. Në fakt, një libër i ri vlerëson se problemi është i këtillë: Njerëzit kundër Demokracisë.
Diagnoza të tilla janë shumë të gabuara. Duke u përqendruar te besimet individuale të njerëzve, ato nuk shohin arsyen strukturore për kërcënimet e demokracisë së sotme. Si rezultat, ato gjithashtu mësojnë gabim nga këto praktika. Nëse dikush beson vërtet se votuesit janë të paaftë apo joliberal, hapi i radhës i qartë është t’u hiqet më shumë fuqi vendimmarrëse atyre. Por, në vend që të kthehemi te teknokracia, duhet të zgjidhim problemet specifike në strukturë që kanë ndihmuar në triumfimin e politikanëve populistë.
Ka shumë prova se shtetasit nuk ishin të informuar mirë siç do të donte teoria demokratike të ishin. Veçanërisht në SHBA studiuesit politikë kanë treguar në mënyrë të përsëritur se një pikëpamje realiste e njerëzve dallon ndjeshëm nga dijet në librat civilë. Por, zgjedhjet nuk janë as teste shtetësie dhe as provime në programe masteri të administratës publike. Votuesit nuk kanë nevojë për dije të detajuara dhe preferenca mbi çdo pyetje politike; orientimi i gjerë dhe kapaciteti për t’u udhëzuar nga autoritetet e besuara, politikanët, gazetarët apo mos e dhëntë Zoti, ekspertët – mund të mjaftojë.
Problemi fillon kur shtetasit e shohin çdo çështje si thelbësore të identitetit, duke bërë për shembull që besimi i shkencës klimatike të varet nëse dikush është republikan apo demokrat. Përkeqësohet kur identiteti partizan bëhet aq i fortë sa argumentet për legjitimitetin e tij hidhen poshtë kategorikisht.
Trump nuk u zgjodh si kandidat i një lëvizje vendore të humbësve të bardhë të globalizimit, por si lider i një partie tradicionale. Përpara Trumpit, kjo parti – dhe mbështetësit e saj në median e krahut të djathtë – kishin filluar të demonizonin kundërshtarët e tij dhe efektivisht i thanë mbështetësve të tij se nuk mund të zgjidhnin kurrsesi “socialistë të stilit evropian” apo kandidatë të tjerë jo-amerikanë. Kështu, republikanët që e pranonin tashmë se Trumpi nuk ishte i kualifikuar të ishte president, votuan për të gjithsesi.
Në SHBA polarizimi nuk është objektiv reflektimi i diferencave të caktuara kulturore; ka qenë të paktën pjesërisht një projekt i vetëdijshëm elite për të përçarë popullin për avantazh politik dhe ndonjëherë edhe përfitim vetjak. Në fund të fundit, polarizimi është gjithashtu biznes i madh, siç tregojnë shifrat e mëdha të fitimit të Fox News dhe radios.
Vëzhguesit që mund të pretendojnë se Evropa është tani e ndarë në Perëndimin liberal-demokratik dhe një Lindje ku elektoratet shumë joliberale kanë sjellë në pushtet populistë, bëjnë të njëjtin gabim kur shpjegojnë të gjithë rezultatet politike në terma kulturor. Ata gjithashtu, ia atribuojnë rezultatet autoritare asaj që dyshohet se ishte “ajo që votuesit donin”.
Por, të kujtojmë zgjedhjet thelbësore në Hungari në 2010 dhe në Poloni në 2015: siç ka theksuar dhe kolegu im Kim Lane Scheppele, votuesit bënë pikërisht atë që teoria demokratike u thoshte atyre që duhet të bënin në një sistem dypartiak. Në Hungari, një rekord ekonomik në rënie dhe korrupsioni diskredituan partinë kryesore të majtë, ndaj qe koha për të votuar palën tjetër. Në Poloni, Platforma Civile e qendrës së djathtë kishte një rekord ekonomik të shkëlqyer por perceptohej gjerësisht se e kishte mbajtur pushtetin për shumë gjatë.
Në vitin 2010 Viktor Orban nuk bëri fushatë se premtimi për të hartuar një kushtetutë të re, dobëson kontrollet dhe balancat dhe ul pluralizmin në media. Në vend të kësaj, ai e prezantoi veten si një kristiano-demokrat të aftë. Në Poloni, partia Ligj dhe Drejtësi doli nga roli i vet për t’u portretizuar si një parti konservatore e arsyeshme që donte të sillte më shumë përfitime për familjet me fëmijë.
Shumë njerëz i mbanin mend performancat e zymta dhe polarizuese të liderit të kësaj partie Jarosław Kaczyński si kryeministër nga 2006 deri në 2007. Por Kaczyński u largua nga vëmendja dhe la dikë tjetër të drejtonte qeverinë. Edhe sot ai është thjesht një anëtar i parlamentit – ndonëse kontrollon administratën nga prapa skenës.
Me të marrë pushtetin, populistët si Orban janë angazhuar në mirëqenien kulturore. Në emër të “bashkimit kombëtar” ata kanë përçarë shoqëritë e tyre, shtuar këtu marrjen në kontroll të medias, duke manipuluar opinionin publik për të mbajtur pushtetin.
Sa për Amerikën, ideja nuk është të vajtohet për tendencat autoritare të njerëzve, por të zgjidhen problemet strukturore që kanë nxitur populistët të ecin përpara. Për shembull, jo gjithçka që populistët thonë rreth atyre që janë “lënë pas” është e gabuar; nuk është as e gabuar përherë të dyshohet se pjesë të shtetit janë kapur nga interesa të veçanta. Por këto përkeqësime të nivelit të parë duhen artikuluar dhe përfaqësuar me ndihmën e medias dhe partive politike. Është media dhe sistemet partiake që po dështojnë fuqishëm në shumë vende dhe që kërkojnë rindërtim sistematik.
Sigurisht duhet arsim civil më cilësor që mund të ndihmonte edhe më tej. Arsim i tillë ka qenë në rënie për dekada, sepse nuk përputhet me kurrikulën që bazohet kryesisht te testimi standard. Nëse bëhet siç duhet, merr shumë kohë dhe dallon nga lëndët që aktualisht shihen si të dobishme, por në kuptimin afatgjatë do të kontribuojë më gjerësisht në suksesin ekonomik. Arsimi civil mund të jetë thelbësor për të ndihmuar të rinjtë të menaxhojnë mosmarrëveshjet dhe të shohin shtetasit e tjerë si të rëndësishëm në konfliktet demokratike. Ndryshimet kulturore nuk duhet të zhduken, por nëse njerëzit vetë mësojnë të bashkëjetojnë me to, populistët nuk do t’ia dalin t’i përdorin si armë politike. /Project Syndicate/reporter.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën