LAJMI I FUNDIT:

Popovska dhe Moraçanin nuk janë pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së, por do të bashkëveprojnë

Popovska dhe Moraçanin nuk janë pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së, por do të bashkëveprojnë

Deputetet e Ripërtëritjes Demokratike të Maqedonisë (RDM), Liljana Popovska dhe Maja Moraçanin, nuk do të jenë pjesë e grupit parlamentar të udhëhequr nga LSDM-ja në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në njoftimin e LSDM-së dërguar Kryekuvendarit Talat Xhaferi, nuk përfshihen deputetet e RDM-së. Megjithatë, Moraçanin ka deklaruar për TV24 se kjo nuk ndryshon asgjë rrënjësore në veprimin e tyre si pjesë e koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja./Telegrafi/