LAJMI I FUNDIT:

Poposki viziton Iranin

Poposki viziton Iranin

Ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikola Poposki, prej sot do të qëndrojë në vizitë zyrtare të Republikës Islame të Iranit, njoftoi Ministria e punëve të jashtme, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë vizitës, Poposki do të realizojë takime me kolegun e tij iranian Xhavad Zarif, kryetarin e Iranit, Hasan Ruhani, kryetarin e Kuvendit Islam të Iranit, Ali Larixhani dhe ministrin për kulturë dhe udhëheqje islame, Ali Xhanati.


Në suaza të vizitës është paraparë të mbahet forumi maqedonas-iranian i biznesit.

Kjo është vizita e parë zyrtare që një ministër i jashtëm i Maqedonisë ia bën Republikës Islame të Iranit./Telegrafi/