Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, ka hedhur poshtë një pohim se administrata e presidentit Donald Trump është bashkëpunëtore në një mbulim të vrasjes së gazetarit të Washington Post, Jamal Khashoggi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vërejtjet e Pompeo erdhën pasi senatori Tim Kaine, akuzoi administratën për “mbyllje të syve” në dëshminë që Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, personalisht urdhëroi vrasjen e Khashoggit.

“Kjo ka të bëjë me ndihmën e Administratës Trump në mbulimin e një vrasjeje”, ka thënë Kaine, një anëtar i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, në një deklaratë të dielën. “Amerika nuk duhet të zbresë kurrë në këtë nivel të falimentimit moral”.

Shtëpia e Bardhë javën e kaluar refuzoi të pajtohet me një mandat të kongresit që kërkoi nga administrata të përcaktojë nëse Princi i Kurorës ishte përgjegjës për vrasjen e Khashoggit.

I pyetur për akuzat nga Kaine dhe të tjerë të hënën, Pompeo tha se “janë shumë të gabuara”.

“Sen. Kaine është duke gabuar rëndë”, u tha Pompeo gazetarëve që udhëtonin me të në Budapest. “Amerika nuk po e mbulon vrasjen”.

Ai tha se SHBA ka marrë “veprime të tjera në përgjigje të vrasjes tragjike të Jamal Khashoggi dhe do të vazhdojë të bëjë më shumë veprime, të vazhdojë hetimet”, tha Pompeo. “Ne po punojmë me zell për këtë. Presidenti ka qenë shumë i qartë – nuk mund të jetë më i qartë”. /Telegrafi/