Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka mbërritur në Arabinë Saudite, ndërsa Shtetet e Bashkuara synojnë të mbledhin mbështetje për sanksione të reja kundër Iranit.
Vizita në Rijad, e më pas në Jeruzalem dhe Aman, vetëm dy ditë pasi Pompeo bëri betimin, vjen ndërsa Presidenti Trump pritet të vendosë nëse do të tërhiqet apo jo nga marrëveshja bërthamore me Iranin, e nënshkruar në vitin 2015, e që vazhdon të mbështetet nga fuqitë europiane.
“Irani destabilizon të gjithë rajonin. Ai mbështet milicitë dhe grupet terroriste. Është edhe një tregtar armësh për rebelët Houthi në Jemen, e mbështet po ashtu regjimin vrasës të Assadit në Siri”, tha Pompeo.
Pompeo, në fakt garantoi Arabinë Saudite se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga marrëveshja e nënshkruar nga paraardhësi i Trumpit, Barack Obama, nëse nuk do të ketë një marrëveshje me partnerët europianë për ta përmirësuar atë, deri në masën që nuk do të lejojë asnjëherë Republikën Islamike të shtijë në dorë një armë bërthamore.
Donald Trump e ka quajtur atë marrëveshjen më të keqe të nënshkruar ndonjëherë dhe ka kërcënuar se do të rivendosë sanksionet mbi Iranin, nëse marrëveshja nuk do të përmirësohet.
E në fakt, rifillimi i sanksioneve do ta vriste marrëveshjen. Rusia, Kina, Gjermania, Britania dhe Franca, që janë palët e tjera nënshkruese, e shohin marrëveshjen si mënyrën më të mirë për të penguar Iranin që të sigurojë armë bërthamore. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit