LAJMI I FUNDIT:

Polonia ndalon importimin e qymyrit rus

Polonia ndalon importimin e qymyrit rus

Polonia ka ndaluar importimin e qymyrit rus – ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Muller.

Ky vend u ka bërë thirrje partnerëve nga Bashkimi Evropian, që të vendosin embargo sa i përket energjisë elektrike ruse – por deri më tani ka dështuar t’i bindë që ta bëjnë një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.


Muller tha se qeveria polake nuk mund të presë më BE-në, kështu ka vendosur të ndërmerr veprime unilaterale.

Irlanda dëbon katër zyrtarë të lartë të ambasadës ruse
Lexo po ashtu Irlanda dëbon katër zyrtarë të lartë të ambasadës ruse

Polonia është prodhuesi më i madh i qymyrit në BE, por minierat e saj nuk po prodhojnë mjaftueshëm qymyr që përdoret për ngrohje në shtëpi, shkolla e spitale.

Në vitin 2020, Polonia ka blerë dy të tretat apo 12.8 milionë tonelata qymyr të importuar nga Rusia. /Telegrafi/