LAJMI I FUNDIT:

Irlanda dëbon katër zyrtarë të lartë të ambasadës ruse

Irlanda dëbon katër zyrtarë të lartë të ambasadës ruse

Irlanda ka dëbuar katër zyrtarë të lartë të ambasadës ruse, për shkak të “aktiviteteve të tyre që nuk ishin në përputhje me standardet ndërkombëtare të sjelljeve diplomatike”.

Ambasadori rus në Irlandë, Yury Filatov, është ftuar në Dublin nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, për t’ia kumtuar lajmin, transmeton Telegrafi.


Johnson: Britania do ta gjykojë Putinin bazuar në veprimet e tij – e jo sipas fjalëve që i thotë
Lexo po ashtu Johnson: Britania do ta gjykojë Putinin bazuar në veprimet e tij – e jo sipas fjalëve që i thotë

Atij nuk i është kërkuar të largohet nga vendi, pasi qeveria irlandeze tha se beson se “kanalet diplomatike midis Irlandës dhe Federatës Ruse duhet të mbeten të hapura”.

Dublini nuk ka dhënë detaje shtesë se pse zyrtarët rusë janë dëbuar, por Taoiseach (kryeministri) Michael Martin, tha se ka pranuar një “këshillë sa i përket sigurisë”, dhe se kjo lëvizje është kryer duke u bazuar në Nenin 9 të Konventës së Vjenës të vitit 1961, sa i përket Marrëdhënieve Diplomatike.

Biden zhvillon bisedë telefonike me liderët evropianë
Lexo po ashtu Biden zhvillon bisedë telefonike me liderët evropianë

Rusia prej kohësh është dyshuar se po e shfrytëzon ambasadën e saj në Irlandë, si një prej bazave kryesore për të kryer spiunazh.

Ka më shumë staf të regjistruar në ambasadë sesa në shumë vende tjera më të mëdha – përfshirë Mbretërinë e Bashkuara, Francën dhe Gjermaninë. /Telegrafi/