LAJMI I FUNDIT:

Pollozhani: O shtet binacional o s’ka më hyzmeqarllëk (Foto)

Pollozhani: O shtet binacional o s’ka më hyzmeqarllëk (Foto)

Veprimtari dhe kryetari i Shoqatës të të Burgosurve politik në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani, në profilin e tij zyrtar ka shënuar rreth situatës politike në Maqedoni, duke vënë theksin te nevoja e ndërrimit të sistemit unitar në vend, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Pollozhani unitarizmin e definon si nje shtet me një komb, e garantuar me kushtetutë, gjë që sipas tij, kushtetuta është burimi i infeksionit të demokratizimit të vend.


Ai më tej shton se nuk duhet mënjanuar deklaratat e ish funksionarëve të Foreign Office, CIA, Van Houtte dhe shumë tjerëve. Shqiptaret kësaj rradhe nuk duhet në asnjë mënyrë të bëhen pjesë e pushtetit pa plotësimin e kërkesave të tyre legjitime. O shtet binacional o s’ka më hyzmeqarllëk, shkruan në fund të shënimit Pollozhani. /Telegrafi/