LAJMI I FUNDIT:

Politikës shqiptare i mungon mendësia shtetformuese

Politikës shqiptare i mungon mendësia shtetformuese

Analisti politik Agon Maliqi ka thënë se politikës shqiptare i mungon mendësia shtetformuese, prandaj partitë politikë janë larg arritjes së konsensusit për çështje të interesit kombëtar.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se çdo gjë shihet nga prizmi i kalkulimeve politike dhe inateve.

Maliqi ka thënë se opozita nuk duhet të tregohet refuzuese dhe inatçore karshi dialogut me Serbinë.

Në këtë drejtim, sipas tij, si pikënisje duhet të jetë një platformë e përbashkët me vija të kuqe dhe konsensusi në grupin e unitetit dhe pastaj nuk ka rëndësi se kush u prinë bisedimeve.

Maliqi ka vlerësuar se Kosova nuk ka qeveri dhe lidership me kapacitet shtetformues dhe me agjendë të qartë zhvillimore.

Ai ka thënë se sundon njëfarë mendësie zhvatëse dhe provinciale.