LAJMI I FUNDIT:

Politikani rumun në qendër të skandalit, sulmoi qytetarin që e pyeti se “si është të jesh rusofil”

Politikani rumun në qendër të skandalit, sulmoi qytetarin që e pyeti se “si është të jesh rusofil”

Presidenti i partisë Aleanca për Bashkimin e Rumunëve (AUR) dhe politikani i krahut të djathtë George Simion, u gjend në qendër të një skandali pasi sulmoi një qytetar që po e filmonte në një nga festivalet në Bukuresht.

Duke qenë se Simioni përmend shpesh lidhjet e tij me Rusinë, një nga qytetarët i është afruar dhe e ka pyetur “si është të jesh rusofil”, për të cilën ai mori një përgjigje, transmeton Telegrafi.


“Ti e di si është. Ti vjen në një festival dhe në vend që të hash, bën pyetje budallaqe”, tha Simion.

Megjithatë, qytetari ka vijuar t’i bëjë pyetje politikanit.

“Si është të jesh në hap me rusët, si ndihesh? Ju jeni drejtpërdrejt në Facebook tani”, tha ai.

Pas kësaj, Simeoni vazhdoi të debatonte me burrin.

“Një budalla erdhi tek unë për të më pyetur pse më interesojnë rusët. Kemi njerëz të zgjuar dhe budallenj”, tha politikani rumun.

Në fund, njeriu që filmonte e pyeti se si ishin rusët, nëse ishin të zgjuar apo budallenj.

Pas kësaj pyetjeje, Simioni u hodh mbi të.

“A doni që t’ju prek përsëri”, pyeti drejtuesi i AUR-së, pas së cilës regjistrimi u ndërpre.

Për gjithë rastin ka folur edhe Simion, i cili ka thënë se njeriu që po xhironte disa herë ka tentuar ta provokojë.

“Ai erdhi me telefon dhe vazhdoi të më provokonte. E shihni që edhe në video qëndrimi im ishte i relaksuar. Unë iu afrova në mënyrë miqësore, jo agresive dhe sapo i preka dorën ai filloi të bërtiste dhe të thoshte se po e sulmoja”, përfundoi Simion. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Evropa
Kalo në kategori