LAJMI I FUNDIT:

Politikanët shqiptarë nga Maqedonia shprehin ngushëllime për vdekjen e Mikullovcit

Politikanët shqiptarë nga Maqedonia shprehin ngushëllime për vdekjen e Mikullovcit

Kryetarët e partive politike shqiptare kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e aktorit dhe politikanit nga Kosova, Adem Mikullovci.

Telegrafi Maqedoni më poshtë ua sjell ngushëllimet e krerëve të partive politike.


Ali Ahmeti:

“Lajmin e sotëm për ndarjen nga jeta të aktorit të madh, kontribuuesit dhe hisedarit të palodhshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Adem Mikullovcit, e mora me pikëllim të madh. Baca Adem do të jetojë gjithmonë në artin dhe historinë shqiptare.  Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Pusho në paqe mik i dashur”.

Ziadin Sela:

“Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….

Teatri i jonë Leze-u mbyll.” po citoj disa fjalë që shkroi Baca Adem më 26 mars ditën që humbëm Leze Qenën! Sot me shumë dhimbje pranova lajmin e humbjes së aktorit të mirënjohur Adem Mikullovci! Një aktor i mrekullueshëm, ai ishte një legjendë, një yll që çdo roli që luante i jepte jetë! Asnjë fjalë nuk mund ta përshkruajë kontributin e tij. Jemi rritur duke parë humorin e tij! Në 1990 ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut. Mikullovci deri në minutat e fundit të jetës i shërbeu politikës në Kosovë. Ngushëllime, familjes, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që ndoqën me respekt dhe dashuri punën e tij! Baca Adem do të kujtojmë sa të jetë jeta”.

Bilall Kasami:

Sot me dhembje të thellë e mësova lajmin për ikjen në amshim të mjeshtrit të skenës e ish deputetit Adem Mikullovci. Skena teatrore humbi një aktor të madh, e populli jonë një njeri të mençur dhe të urtë. Baca Adem ishte i palodhur gjatë veprimtarisë së tij, ku veç aktrimit ai guximin e tij e manifestoi edhe në cilësinë e deputetit, duke u bërë kauza e ndryshimit në kuvend. Familjes e komunitetit artistik, ngushëllime! Prehu në paqe Baca Adem!”.

Afrim Gashi:

Edhe një Adem u nda nga ne
Kalimi në amshim i legjendës së aktrimit, Adem Mikullovci, është një lajm i hidhur që na ka pikëlluar të gjithëve.
Do ta kujtojmë gjithmonë si një njeri që u kujdes me aq delikatesë për artin dramatik, duke na e mbajtur gjallë shpresën, duke na falë buzëqeshjen dhe duke na ndërgjegjësuar për të vërtetat sublime artistike, për vlerën e vërtetë të artit dramatik, por edhe për vlerën e njëmendtë të lirisë së njeriut shqiptar. Pas Adem Jasharit të pushkës dhe Adem Demaçit të mendjes, sot po ndahemi edhe nga Ademi i artit. Përveç në botën artistike shqiptare, emri i tij do të kujtohet edhe si njeri që i fali shumë Kosovës në çastet e përthyerjes së historisë.  Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës dhe Zoti të mëshiroftë Baca Adem! Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori