LAJMI I FUNDIT:

Politikanët në Maqedoni urojnë besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanit

Politikanët në Maqedoni urojnë besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanit

Krerët e partive politike në Maqedoni, i kanë uruar besimtarët mysliman për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Mesazhi kryesor i tyre është që të ketë harmoni në familje dhe situata e tanishme të përdoret për reflektim.

Menduh Thaçi:

Të nderuar qytetarë, në vigjilje të muajit të Ramazanit, populli jonë ballafaqohet me një situatë të jashtëzakonshme. Besoj që ky është një moment i volitshëm të reflektojmë dhe të jemi më solidarë me skamnorët e me ata të cilët kanë telashe. Kam bindje të plotë se bashkërisht do të dalim prej kësaj situate. Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit uroj që agjërimi, lutjet dhe të gjitha adhurimet tuaja gjatë këtijë muaji të shenjtë të jenë të pranuara, si dhe t’ju sjellë shëndet, paqe dhe harmoni në familjet tuaja. Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’ju uroj shëndet, mirëqenie dhe agjërim të lehtë në muajin e Ramazanit.

Ali Ahmeti:

Në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarëve të fesë Islame ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar, duke dalë të plotësuar nga muaji i mundësive të ripërtëritjes shpirtërore. Paçi muaj të mbarë bashkë me familjarët dhe në përputhje me masat e kujdesit për shëndetin tuaj dhe të afërmit e juaj.

Bilall Kasami:

Zemrat e besimtarëve le të hapen për mirësi, humanizëm dhe besim të sinqertë në këtë muaj të bekuar të Ramazanit. Lutjet tona, agjërimi dhe falja janë të drejtuara për Krijuesin për të kaluar këtë periudhë të vështirë që e kalojmë, për një të ardhme më të mirë, shëndet, mirëqenje dhe fat. Agjërim dhe lutje të pranuara!

Afrim Gashi:

Fillimi i muajit të agjërimit, si rëndom, vjen bashkë me buzëqeshjen dhe gëzimin e besimtarëve agjërues. Shfrytëzoj rastin që, në vigjilje të këtij muaji të bekuar, t’jua uroj nga zemra fillimin e muajit të agjërimit dhe të lutem që sofra e iftarit, më shumë se tryezë ushqimi, të jetë moment i kontemplimit dhe shprehjes së dashurisë e harmonisë familjare, por edhe kulm i ngritjes shpirtërore. E në çastin kur lutjet pranohen, të mos i harrojmë skamnorët, të vobektit dhe të sëmurit, veçanërisht ata që në këtë kohë vuajnë nga virusi Covid-19. Agjërimi, pos tjerash, është edhe mundësi që, duke dëshmuar sakrificën dhe përkushtimin e heqjes dorë nga gjërat e kësobotshme, ta dëshmojmë edhe gatishmërinë dhe vendosmërinë tonë vetëmohuese për ideale më të larta dhe për vlera më sublime. Zoti e pranoftë agjërimin tonë dhe qoftë ky Ramazan shkallare përmes së cilës besimtarët ngrihen më pranë Zotit të tyre!

Ziadin Sela:

Më rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, më lejoni tju uroj gjithë besimtarëve të fesë islame, fillimin e këtij muaj me rëndësi të veçantë shpirtërore dhe humane. Muaji i Ramazanit, është muaji i sakrificës por edhe i begatisë njëkohësisht, duke e begatuar shpirtin tonë drejt unitetit dhe solidaritetit. Është muaj i tolerancës, faljes e i pajtimit.
Urojmë që lutjet tona këtë muaj të bekuar të shkojnë për shëndetin tonë, të familjeve tona dhe mbarë njerëziimin, aq më tepër kur situata me pandeminë na ka krijuar një lidhje më të madhe se më parë. Agjerim të lehtë, dhe shëndet të mirë!

Talat Xhaferi:

Të nderuar qytetarë, pjesëtarë të besimit islam, Më paraqet nder që në emrin tim dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut t’ju uroj ditën e parë të Ramazanit, muajit të shenjtë të solidaritetit kolektiv, muajin e pastrimit shpirtëror dhe trupor të mendimeve tona, të trupit dhe zbulimit të vlerave të vërteta të qenies së virtytshme njerëzore e cila ka respekt ndaj secilit që është i njëjtë por i ndryshëm prej tij, sepse para së gjithash, është njeri. Fryma e solidaritetit, begatitë që i sjell festa, fjala e ngrohtë dhe veprat humane le të vendosen në shtëpitë tona, në zemrat tona jo vetëm këtë muaj por, le të rrezatojnë gjithmonë dhe gjithkund ku ka nevojë për këtë, jemi njerëz dhe të vetëm jemi të dobët, bashkë, mundemi shumë. Të nderuar bashkëqytetarë, edhe këtë Ramazan për fat të keq vazhdojmë me rekomandimet për mbrojtjen e shëndetit tonë dhe shëndetit të të afërmve tonë nga virusi KOVID- 19 dhe e di se kjo në masë të madhe e çrregullon mënyrën tradicionale të shënimit të këtij muaji, mirëpo, besimi, mendimet e mira dhe lutjet janë brenda në ne dhe ato mund ti praktikojmë edhe në mënyra alternative, mjafton të kemi dëshirë të sinqertë dhe vullnet të mirë. Urime fillimi i Ramazanit, le të jetë me lehtësi dhe le të jetë në rrethin e ngrohtë familjar, në paqe dhe mirëqenie.

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori