LAJMI I FUNDIT:

Politika zyrtare serbe nuk i duron faktet

Politika zyrtare serbe nuk i duron faktet
Ilustrim
Lufta e Parë Botërore dhe shqiptarët e boshnjakët në uniformën serbe
Lexo po ashtu Lufta e Parë Botërore dhe shqiptarët e boshnjakët në uniformën serbe

Ushtarët që nuk ishin serbë, por që ishin mobilizuar në radhët e Ushtrisë së Serbisë në Luftën e Parë Botërore, bashkë me kontributin e tyre heroik janë zhdukur pa gjurmë nga versioni i historisë zyrtare që e trumbetojnë funksionarët nacionalistë shtetërorë serbë, sepse emrat, kombësia dhe religjioni i tyre nuk përputhët ma narracionin etniko-fiktiv serb.

Serbia filloi rekrutimin e shqiptarëve pa kaluar shumë kohë nga pushtimi i territoreve shqiptare. Ajo kishte paraparë që nga këto treva të rekrutonte deri 60 mijë ushtarë, por sipas shënimeve ekzistuese, asnjëherë nuk ka arritur të mobilizonte më shumë se 16 mijë veta. Me këtë temë janë marrë pak historianë deri sot, por megjithatë janë parë edhe dy historianë entuziastë serbë që nuk kanë pushuar të hulumtojnë e të gjejnë fakte për këtë.


Ashtu si dikur Dimitrie Tucoviq që la dëshmi me shkrim për krimet serbe gjatë pushtimit të tokave shqiptare në vitin 1912, edhe tash dy historianë vazhdojnë gjurmimin e fakteve për ushtarët shqiptarë dhe boshnjakë të cilët dhanë jetën në uniformat e ushtrisë serbe në Luftën e Parë Botërore.

Duke filluar punën për të zbardhur një falsifikim që e lansoi kryetari serb Tomisllav Nikoliq në vitin 2014, historianët Danillo Sharenac dhe Aleksandër Miletiq zbuluan edhe fakte konkrete. Nikoliq, në vitin 2014 refuzoi të merrte pjesë në shënimin e përvjetorit të Luftës së Parë Botërore në Belgjikë, në vendin Ipër, ku ishte paraparë që të merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e Republikës së Kosovës. Pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës në shënimin e kësaj ngjarjeje, nga Beogradi zyrtar u vlerësua si fyerje e rëndë për Serbinë.

Autorët theksojnë se Elaborati i gjeneral Damjanoviqit, i cili ishte komandant i trupave nga “Territoret e reja”, i dërgohet komandës supreme, dhe në të thuhet se do të ishte mirë që myftinjtë e hoxhallarët të ndikojnë që myslimanët këtë rekrutim ta kuptojnë si dëshirë tonën.

“Shteti do të lejojë të barazoheni me qytetarët tjerë duke ua mundësuar edhe juve të vdisni”, ka thënë ai.

Gjysma e këtyre rekrutëve morën pjesë në mbrojtën e Beogradit në vjeshtën e vitit 1915, fakt ky që është fshirë plotësisht nga historia dhe memoria nacionale serbe. Batalionet myslimane ishin nën komandën e kolonelit Dushan Tufegxhiq. Pjesëmarrësi i luftës për mbrojtjen e Beogradit. Bogosav Vojnoviq-Pelika, ka lënë dëshmi për guximin e ushtarëve myslimanë, posaçërisht për njësinë nën komandën e Shemsa Midoviqit, që luftoi heroikisht për mbrojtjen e Beogradit duke i rezistuar ushtrisë austriake në qendër të qytetit.

Shtrohet pyetja: Pse mbetën në mbrojtje të Beogradit kur e tërë ushtria serbe dhe shumica e popullatës kishte marr ikën drejt jugut. Ndoshta këtë veprim djallëzor nuk e vërejnë historianët apo edhe këta i shmangën këtij fakti. Shihet qartë se Komanda serbe, me vetëdije të plotë këta ushtarë i la në llogore, duke ditur mirë se asnjë prej tyre nuk do shpëtonte i gjallë. Qëndresa në barrikadat e Beogradit ishte baras me vetëvrasje, por Komandës i duhej kohë për tërheqje nga qyteti, kështu sakrifikoi dy regjimente nga të cilat fare pak ushtarë dolën gjallë. Rrugët e qytetit ishin mbushur plot kufoma dhe ato u mbuluan me pak dhe, vetëm për të penguar përhapjen e epidemive.

Të gjithë ushtarët e Batalionit të III-të myslimanë që ishte pozicionuar afër Danubit në pozitën më kritike, u vranë ashtu si edhe ushtarët e Batalionit të VI në Ada Ciganli.

Oficeri Vasa Eshkiqeviq ka lënë dëshmi për trimërinë e shqiptarëve në luftimet që u zhvilluan nëpër rrugët e Beogradit. Edhe në këtë rast, mes rreshtave mund të lexohet se pse gjendën pikërisht arnautët (shqiptarët) në barrikadën përballë gjermanëve? Luftimet më të mëdha u bën tek ura mbi Savë, pastaj në drejtim të zonës ku ishin llogoret e topave, si dhe afër Sllavisë. Një batalion gjerman sulmoi duke marshuar këmbë dhe kur iu afruan topave, mbi ta u vërsul shqiptarët me bomba e bajoneta. Për 10-15 minuta i gjithë sheshi u mbush me ushtarë gjermanë.

Të gjitha këto akte heroike janë fshirë nga versioni zyrtar i historisë serbe të cilën e shkruajnë me diktat historianët nacionalistë serbë. Përkundër anashkalimit sistematik të fakteve, shumë prej tyre i kanë mbijetuar harresës duke dal në shesh, mu ashtu si skeletet e ushtarëve që brenda pak kohe dolën mbi dhe.

Historianët Sharenac e Miletiq theksojnë se krahas skeleteve dolën në shesh edhe legjendat e njohura për Luftëtarin e Panjohur i cili qe varrosur në tetor të vitit 1915 në Avallë. Aty është varrosur boshnjaku Sulejman Baliq nga fshati Duga Polana. Historianët theksojnë se ai sipas të gjitha gjasave u vra natën e 13-14 tetorit të vitit 1915. Branko Bogdanoviqi thotë se luftëtari i panjohur është një ndër ushtarët njëzetvjeçarë nga rrethina e Ibrit, sanxhakli i rekrutuar në Regjimentin e 10-të të nënkolonelit Momçilloviq.

Sharenac dhe Miletiq ua përkujtojnë lexuesve se nga 707 mijë qytetarë të Mbretërisë serbe që thuhet se ishin mobilizuar në ushtrinë serbe në vitet 1914-1918, në mesin e tyre kishte 50-60 mijë shqiptarë dhe boshnjakë nga “Trevat e Reja”.

Në trend

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Kalo në kategori