LAJMI I FUNDIT:

Policia tregon si u arrestua Marko Gjuriqi

Policia tregon si u arrestua Marko Gjuriqi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e të ashtuquajturit drejtor të Zyrës për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë Marko Gjuriq, duke thënë se gjatë aksionit për arrestimin e tij ka pasur rezistencë nga ana e serbëve, por pavarësisht kësaj policia ka arritur të kryejë detyrat e saja sipas urdhrave të shtetit të Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një deklaratë për media në orët e mbrëmjes, tha se Gjuriq është dëbuar nga Kosova nën përcjelljen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, pasi që kishte hyrë pa leje në vendin tonë.


“Policia e Kosovës sot ka marrë veprime në veri të Mitrovicës, bazuar në vendimet e MPB-së, i cili ka bërë refuzimin e hyrjes së disa personaliteteve të Serbisë. Bëhet fjalë për Vulin dhe Gjuriq, dhe Policia e Kosovës arriti të kuptojë se ndodhet në Kosovë, në një lokacion ku do të mbahej një tubim me qytetarët”, tha ai, transmeton KP.

Gjuriq deportohet nga Kosova (Foto/Video)
Lexo po ashtu Gjuriq deportohet nga Kosova (Foto/Video)

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e saja për të zbatuar vendimin e autoriteteve të shtetit të Kosovës dhe gjatë hyrjes në atë lokacion, ka hasur në rezistencë aktive. Mirëpo edhe përkundër kësaj rezistence të madhe, policia ishte e vendosur të realizojë vendimet e shtetit të Kosovës dhe arrestoi Gjuriqin. I njëjti është arrestuar dhe bazuar në refuzimin e hyrjes në Kosovë, i njëjti  është larguar nga territori i Republikës së Kosovës”, ka thënë Kelani./Telegrafi/

Foto: AP