Policia e Kosovës janë shprehur të zhgënjyer lidhur me mos-shpërblimin me pagë të 13-të të zyrtarëve policorë.
“Duke u bazuar në punën dhe sakrificat gjatë kryerjes së detyrave të përditshme dhe operacioneve të ndryshme të Policisë së Kosovës gjatë vitit 2021, Kryesia ekzekutive e Sindikatës së Policisë së Kosovës, fillimisht është takuar me Ministrin e Punëve të Brendshme kurse me datë 20.12.2021 ka adresuar një kërkesë me shkrim, që të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës, të shpërblehen me shtesë ekuivalente të një page në këtë fundvit”.
Sipas Sindikatës së Policisë, kërkesa për këtë shpërblim ka qenë shumë e arsyeshme pasi ajo bazohet në Ligjin mbi pandeminë.
“Kërkesa ka qenë shumë e arsyeshme duke pas parasysh se Policia e Kosovës janë bartësit kryesor të sigurisë në Republikën e Kosovës e që duke rrezikuar edhe jetën e tyre kanë kryer me sukses të gjitha Planet Operative dhe Vendimet e dala nga Qeveria e Republikës së Kosovës duke përfshi këtu edhe Ligjin mbi parandalimin e pandemisë COVID 19”.
“Se kërkesa jonë ka qenë shumë e arsyeshme argumentohet edhe me Ligjin mbi pandeminë, Ligjin dhe Udhëzimin administrative mbi të drejtën e shpërblimit të një shtese për fundvit. Për të gjitha këto që u cekën më lartë, Policia e Kosovës për vitin 2021 nuk kam marrë asnjë shtesë të cilat kanë qenë të garantuara me ligj. Po ashtu edhe marrëveshja e nënshkruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që shujta ditore të filloj nga data 01.01.2021 e cila nuk është realizuar asnjëherë”, thuhet në njoftim.
Sindikata në emër të punonjësve policorë është shprehur e dëshpëruar që kërkesa e tyre është injoruar.
“Kërkesat tona nuk janë përfillur edhe pse kanë qenë esenciale dhe minimale që të arrihen si dhe nuk kemi marr përgjigje konkrete se pse nuk janë realizuar, duke i anashkaluar Ligjet dhe marrëveshjet në fuqi. Dëshpërimi i gjithë stafit të PK-së dhe sindikalistëve është shumë i lartë për këtë injorancë që është bërë nga institucioneve relevante. Sindikata e Policisë së Kosovës është shumë e vendosur që të qëndroj përballë të gjitha të drejtave dhe kërkesave të garantuara me Ligj të të gjithë punonjësve të Policisë së Kosovës, të cilat deri me tani nuk janë realizuar asnjëherë”, thuhet tutje në njoftim./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKoloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës
Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë
Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin "me shurdhues"
Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, deklaratat dhe roli i këtij institucioni
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi