LAJMI I FUNDIT:

Policia shqiptare godet 8 grupe kriminale që vepronin në 3 qytete, arrestohen 18 persona

Policia shqiptare godet 8 grupe kriminale që vepronin në 3 qytete, arrestohen 18 persona

Prokuroria e Posaçme SPAK ka lëshuar sot 32 urdhër-arreste si pjesë e një operacionin të gjerë për goditjen e 8 gupeve kriminale që vepronin në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Në një konferencë të përbashkët, Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe Kreu i SPAK, Arben Kraja thanë detaje nga operacioni.


Kraja zbuloi se deri tani janë kryer 18 arrestime, mes tyre edhe një oficer policie. Ai nënvizoi se grupet kriminale vepronin në qytetet si Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe ishin të gatshme të paguanin shuma të mëdha parash për të vrarë kundërshtarët e tyre.

SPAK lëshon 32 urdhër-arreste, policia nis arrestimet në disa qytete të Shqipërisë
Lexo po ashtu SPAK lëshon 32 urdhër-arreste, policia nis arrestimet në disa qytete të Shqipërisë

“Menjëherë pas nxjerrjes së urdhër arresteve për 32 persona dhe urdhrave për kryerjen e kontrolleve në 28 banesa, të lëshuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Policia e Shtetit organizoi operacionin policor të koduar “Golden bullet”, për ekzekutimin e masave të sigurisë arrest në burg”, ka bërë të ditur Nano.

“Në operacion u përfshinë forcat speciale RENEA, FNSH, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Kundër Krimeve ndaj Personit e Pasurisë, Drejtoria Hetimore, si dhe Drejtoritë Vendore të qarqeve që përmenda”, ka thënë Drejtori i Policisë.

Ai sqaroi se gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të banesave dhe hoteleve janë sekuestruar tre armë zjarri (konkretisht 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 anti-plumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale.

“Operacioni është në vijim dhe dua të garantoj qytetarët se strukturat e Policisë së Shtetit nuk do të ndalojnë asnjë moment operacionet, deri në kapjen e të gjithë personave të kërkuar që janë të përfshirë në veprimtari kriminale”, ka shtuar Nano. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori