LAJMI I FUNDIT:

Policia ruse gjen katër fëmijë të braktisur, jetonin në kushte të mjerueshme (Foto)

Policia ruse gjen katër fëmijë të braktisur, jetonin në kushte të mjerueshme (Foto)

Katër fëmijë të braktisur janë gjetur gjallë brenda një apartamenti në periferi të Moskës.

Fëmijët jetonin në një apartament të mbushur me mbeturina në kushte të mjerueshme, kanë njoftuar autoritetet në Mytishchi në veri të Moskës, transmeton Telegrafi.


Tre djem dhe një vajzë që të gjithë nën moshën 9-vjeçare, kishin arritur të mbijetojnë duke mbledhur ushqim nëpër kontejnerët e mbeturinave, të mbuluar me baltë.

Asnjëri prej djemve që besohet të jenë të moshës 6, 4 dhe 2-vjeçar, nuk ishin regjistruar në momentin që e ëma i kishte sjellë në jetë, e as që ishin kontrolluar ndonjëherë tek mjeku e lëre më mos të flasim për shkollim.

Nuk dihen edhe datat e tyre të lindjes edhe pse motra e tyre Sofia, 8-vjeçare, ishte regjistruar kur kishte lindur. E pasi janë shpëtuar, fëmijët janë marrë nga e ëma e tyre Inessa Kuznetsova, 32-vjeçe dhe gjyshja Galina Kuznetsova, 66.

Ata fillimisht janë dërguar në një jetimore, por tani janë nën përkujdesin e një familje. Mediat ruse raportojnë se fëmijët nuk kishin pasur kurrfarë kujdesi, kishin ngecje në të folur e as shtretër ku të flinin.

“Fëmijët urinonin në tenxhere dhe askush nuk i pastronte. E ushqimin që e gjetëm në apartament ishte bukë e mykur dhe disa molla të prishura. Era ishte e tmerrshme në apartament. Vajza lëre që nuk e di alfabetin, por nuk ua di emrat ngjyrave. Zhvillimi në të folur është i mangët”, ka deklaruar një zyrtar lokal.

E sikur kjo të mos mjaftonte, fëmijët bënin jetë të izoluar nga bota, kanë frikë nga uji, nuk janë të njoftuar me procedurat e higjienës.

“Ata nuk dinë të përdorin pirunë e lugë, e ushqimin më të mirë e të shijshëm e konsiderojnë vetëm bukën e thatë”, ka shtuar zyrtari rus.

Fqinjët që kishin njoftuar autoritetet, kanë deklaruar për mediat lokale se gjyshja e tyre vazhdimisht kishte kërkuar ushqim nëpër kontejnerët e mbeturinave. E ëma ka mohuar faktin se ka neglizhuar dhe nëse shpallet fajtore ajo mund të dënohet me tre vite burgim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori