LAJMI I FUNDIT:

Policia refuzon picat 50 centëshe dhe fasulen me mish 1.10 euro (Dokument)

Policia refuzon picat 50 centëshe dhe fasulen me mish 1.10 euro (Dokument)

Policia e Kosovës ka refuzuar tenderin e një ndërmarrjeje tregtare hoteliere për shërbime hoteliere në hapësira të objekteve të policisë, me arsyetimin se çmimet për pica 50 cent dhe për fasule me mish 1.10 euro janë tepër ulëta dhe nuk përkojnë me çmimet e tregut. Mirëpo, Organi Shqyrtues i Prokurimit(OSHP) duke aprovuar si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik ka kërkuar nga Policia që ta rivlerësojë këtë aktivitet tenderues.

Paneli shqyrtues ka konstatuar se operatori ekonomik ankues, ka ofertuar konform kushteve dhe kërkesave të dosjes së tenderit dhe të njoftimit për kontratë sipas nenit të Ligjit të Prokurimit Publik.


“Urdhërohet autoriteti kontraktues Policia e Kosovës, që procedurën e prokurimit për këtë aktivitet ta kthej në Ri-vlerësim. Kriter për dhënie të kontratës ka qenë tenderi i përgjegjshëm më i ulët. Autoriteti kontraktues më 04.02.2016, përfundoi vlerësimin e ofertave, ndërsa me publikon njoftimin për anulim të aktivitetit të prokurimit. Kundër njoftimit për anulim të lotit l, të këtij aktiviteti prokurimit, operatori ekonomik, N TH “Shqiponja”, nga Drenasi, në afatin e paraparë ligjor ka parashtruar ankesë në OSHP. Organi Shqyrtues i Prokurimit pas pranimit të ankesës, në bazë të nenit 113 dhe 114 të LPP-së më 22.03.2016, ka autorizuar ekspertin shqyrtues, për të shqyrtuar zbatimi n e aktivitetit të prokurimit, si dhe vlefshmërinë e të gjitha pretendimeve të palës ankimore. Eksperti shqyrtues, më datën 1 prill i dorëzoi Panelit Shqyrtues raportin e ekspertizës , ku në raportin e tij ka shqyrtuar ankesën njëkohësisht ka rekomanduar panelin shqyrtues që loti 1, i këtij aktiviteti të prokurimit të kthehet në ri-vlerësim dhe rrjedhimisht të aprovojë ankesën e OE NTH të bazuar”, thuhet në vendimin e OSHP-së.

Derisa autoriteti kontraktues Policia e Kosovës, përmes parashtresës me shkrim ka njoftuar panelin shqyrtues se nuk pajtohet me raportin e ekspertizës. Sipas tyre specifikat nuk kanë qenë të definuara si duhet, po ashtu çmimet e operatorit ekonomik ankues nuk janë askund reale me çmimet e tregut.

“Tek pica e vogël si me kaçkavall, ashtu edhe me mish pule dhe përshutë janë nga 0.50 €. Pra, nuk është e specifikuar se sa duhet të jetë kaçkavall, sa përshuta etj, kjo vlen për picën e madhe, të vogël, të mesme pra për asnjërën nuk është e specifikuar. Gjithashtu për fasule me mish, shkruan mish viçi 250 gram, sallate 150 gram, për të dyja është çmimi1.10€, çmimet e tregut vetëm për mish viçi është 6.99€ për kilogram. Ne edhe po ta kthejmë lëndën në ri-vlerësim, pa u rregulluar këto specifika e kemi të pamundur të lidhim kontratë me OE ankues. Ka ndodhur një gabim që nga ne si Autoritet Kontraktues, se është dashur të kërkohet edhe garancion për sigurimin e objektit, bufeja e mëhershme që ka qenë ka pasur sigurim të objektit përreth 1 milion euro për ndonjë fatkeqësi të mundshme”, ka thënë përfaqësuesi i policisë në seancën dëgjimore.

Kurse, përfaqësuesi i Operatorit Ekonomik, Bedri Nika për KosovaPress tha se me vendimin e marrë nga ana e OSHP janë fitues i tenderit dhe kjo sipas tij konfirmon se ka pasur shkelje të Ligjit të Prokurimit nga shefi i prokurimit të Policisë, Avdurrahman Qunaku.

“Për të gjitha çmimet e këtyre shërbimeve kemi ofruar sepcifiakcione të duhura. Është e vërtet se ne ofrojmë picë 0.50 cent dhe fasule me mish 1.10 euro. Kjo ulje e çmimeve vije si shkas i shfrytëzimit të objekteve të policisë pa qera, dhe pa paguar energjinë elektrike dhe disa benefite të tjera”, tha Nika.

Sipas tij, ky anulim i Policisë vije si pretekst, mirëpo nuk ka treguar se sa është vlera e tenderit.

“Përgjigjen tonë në raportin e ekspertit e kemi dhënë dhe jemi pajtuar plotësisht dhe vazhdojmë të qëndrojmë pranë ankesës tonë dhe pretendimeve tona ankimore, andaj ankesa jonë është e bazuar dhe ky aktivitet i prokurimit të kthehet në ri-vlerësim”, ka thënë Nika.

Ai pretendon se Polica e ka anuluar tenderin pa asnjë bazë ligjore. Mirëpo, ai paralajmëron se në rast se nuk iu jepet tenderi për këtë aktivitet do t’i ndjek rrugët ligjore.

policia vendimi

vendimi policia

vendimi policia2

vendimi policia3

vendimi policia4