LAJMI I FUNDIT:

Policia i përgjigjet të shtënave në qendër të San Joses, të paktën një i vdekur

Policia i përgjigjet të shtënave në qendër të San Joses, të paktën një i vdekur

Policia në San Jose, California, iu përgjigj të shtënave pranë një oborri të mirëmbajtjes së hekurudhave të Autoritetit të Transportit të Luginës, tha Departamenti i Policisë, ku me ç’rast ka vrarë sulmuesin.

Zëdhënësi i VTA-s, Brandi Childress tha se kishte “raporte të një qitës aktiv” në vend dhe tha se punonjësit ishin evakuuar. Kishte të plagosur të shumtë.


Policia e San Joses tha se skena është akoma aktive dhe kërkoi që njerëzit të qëndrojnë jashtë zonës, transmeton Telegrafi.

Kryebashkiaku i San Joses, Sam Liccardo tha në një cicërimë se “disa njerëz” po trajtoheshin, por shkalla e dëmtimeve nuk ishte e qartë.

Videoja e sipërme e oborrit hekurudhor VTA nga bashkëpunëtori i CNN-it i tregon një prani të madhe të policisë në skenë, si dhe disa ambulanca.

Skena është gjithashtu afër zyrës së Sherifit të Qarkut Santa Clara dhe zyrës së Departamentit të Policisë në San Jose. /Telegrafi/