LAJMI I FUNDIT:

Policia nuk lejoi që të bllokohet rruga Kërçovë-Ohër (Foto)

Policia nuk lejoi që të bllokohet rruga Kërçovë-Ohër (Foto)

“Maqedonia Bllokon”, e udhëhequr nga Janko Baçev sot kanë tentuar që të bllokojnë rrugën magjistrale Kërçovë-Ohër tek vendi Drugovë në Kërçovë.

Në marshin protestues kanë marrë pjesë prej 15 deri 20 persona, të cilët mbanin flamuj rus dhe jelekë të verdhë. Policia nuk lejoi bllokimin e rrugës, por iu lejoi që të marshonin përgjatë magjistrales nga Drugova deri në Kërçovë, por komunikacioni nuk ka qenë tërësisht i bllokuar.

Marshi protestues është zhvilluar nën pjesëmarrjen e forcave policore, dhe nuk ka pasur ndonjë problem.

Bllokimi, siç njoftuan nga “Maqedonia Bllokon” për mediat është për shkak kundërshtimit të ndryshimeve kushtetuese./Telegrafi/

Foto: Tv Nova