LAJMI I FUNDIT:

Nuk u gjet asnjë mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë – “alarm i rrejshëm”

Nuk u gjet asnjë mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë – “alarm i rrejshëm”

Policia e Kosovës (PK) pasi ka ekzaminuar vendin e ngjarjes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, ka njoftuar se nuk gjeti asnjë mjet shpërthyes.

Pasi ishin evakuuar qytetarët nga ai vend dhe ishin bllokuar linjat për qarkullim, tashmë vendi është hapur për lëvizje nga qytetarët.

Me këtë, alarmi për mjet shpërthyes që e pranoi policia nga një telefonues anonim, del të jetë i rrejshëm.

Pas kësaj, zjarrfikësit dhe forenzika, janë larguar nga Stacioni i Autobusëve.

Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se informata është trajtuar nga ana e policisë.

“Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast, i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, deklaroi Ahmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori