LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës shpërndan turmën e protestuesve në Bërnjak, po kundërshtonin zhbllokimin e rrugës

Policia e Kosovës shpërndan turmën e protestuesve në Bërnjak, po kundërshtonin zhbllokimin e rrugës

Policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve afër kufirit të Bërnjakut, pasi ata kundërshtuan t’i largojnë automjetet e tyre për ta zhbllokuar rrugën.

Kjo ka ndodhur pak para orës 17:00, ndërsa masa është shpartalluar.


Mësohet se deri tash nuk ka të lënduar, ndërsa protestuesit janë tërhequr dhe po tubohen nëpër lokacione të ndryshme dhe në numër më të vogël, njofton Kosova Press.

Situata është e qetë, por nën tension edhe gjatë kohës kur po raportojmë.

Sveçla: Ndërkombëtarët kanë qenë të njoftuar për aksionin në lidhje me targat
Lexo po ashtu Sveçla: Ndërkombëtarët kanë qenë të njoftuar për aksionin në lidhje me targat

Serbët janë mbledhur në protestë për shkak të masave të reciprocitete të palës kosovare ndaj targave serbe, pas skadimit të marrëveshjes më 15 shtator.

Autoritetet në Kosovë sot nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, duke thënë se një vendim i tillë nuk është ndërmarrë kundër serbëve, por është imponuar nga Serbia.

Sipas vendimit, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës.

Ambasada e SHBA-së: Kosova dhe Serbia të përmbahen dhe t’i ulin tensionet menjëherë
Lexo po ashtu Ambasada e SHBA-së: Kosova dhe Serbia të përmbahen dhe t’i ulin tensionet menjëherë

Këto targa të përkohshme po u vendosen veturave në xhamat para dhe prapa.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori