LAJMI I FUNDIT:

Grafitet fyese në muret e oborrit të shtëpisë së deputetes Adelina Grainca, Policia nis hetimet

Grafitet fyese në muret e oborrit të shtëpisë së deputetes Adelina Grainca, Policia nis hetimet

Kanë nisur hetimet për rastin e deputetes Adelina Grainca, pasi në muret e oborrit të shtëpisë së saj persona të panjohur kanë shkruar grafite me mesazhe fyese për familjen e deputetes.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 21:55, në Ferizaj.


Grafite fyese në muret e oborrit të shtëpisë së deputetes Adelina Grainca
Lexo po ashtu Grafite fyese në muret e oborrit të shtëpisë së deputetes Adelina Grainca

“Ferizaj 20.04.2021-21:55. Është raportuar se person-a të panjohur në disa lokacione kanë shkruar disa grafitë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Ndryshe, mbrëmë në muret e oborrit të shtëpisë së deputetes Adelina Grainca, persona të panjohur kanë shkruar grafite me mesazhe fyese për familjen e deputetes.

“BIJAT I SHESIM, VOTAT I QESIM” kjo është përmbajtja e disa grafiteve të shkruara në murin rrethues të oborrit të familjes së deputetes Grainca nga Ferizaj.

Adelina Grainca në zgjedhjet e 14 shkurtit ishte zgjedhur deputete në listën e Partisë Demokratike të Kosovës. Por, e njëjta ka marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës më 4 prill ku ka votuar për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente dhe njëkohësisht kishte bërë të ditur se ka braktisur PDK-në dhe i është bashkuar Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lulzim Grainca, biznesmen dhe xhaxhai i Adelinës, ka deklaruar sonte se sapo të nxjerr video-incizimet e kamerave të sigurisë do të tregojë kush është autori i grafiteve. /Telegrafi/