LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston 17 të dyshuar për “mundësim dhe marrje me prostitucion”

Policia arreston 17 të dyshuar për “mundësim dhe marrje me prostitucion”
Foto: Arkiv

Policia, konkretisht Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (NjHTQNj)-Prishtinë, pas një hetimi paraprak të martën ka zbatuar një plan taktik ku ka arrestuar 14 të dyshuar.

Tre (dy femra dhe një mashkull) të dyshuar janë arrestuar për përfshirje në veprat penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion” dhe “Ofrim i lokaleve për Prostitucion”, kurse 11 të dyshuar të tjerë, për “Marrje me Prostitucion”.


Lidhur me rastin është njoftuar prokurorja kujdestare, me aktvendim të saj, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, të martën NjHTQNj-Ferizaj, pas një hetimi të bërë ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Mundësim dhe Detyrim në Prostitucion”.

Në konsultim me prokurorin e rastit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj i dyshuari lirohet, ndërsa lënda shkon në procedurë të rregullt.

Po ashtu të martën, NjHTQNj-Gjilan, ka arrestuar dy persona të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar për “Marrje  me Prostitucion”.

Personat e arrestuar, pas kompletimit të rastit janë dërguar me procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Në njoftim thuhet se Policia mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saja kushtetuese e ligjore për të ofruar rend dhe siguri publike, luftuar aktivitetet kriminale, përfshirë trafikimin me qenie njerëzore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Kalo në kategori