Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar.

Ai po kërkohet si person i dyshuar për veprat penale "Ngacmim" dhe "Sulm".


"Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi", thuhet në njoftim.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com. /Telegrafi/