LAJMI I FUNDIT:

Policia ndalon një kamion në Prevallë, gjen 25 viça të cilët dyshohet se janë kontrabanduar

Policia ndalon një kamion në Prevallë, gjen 25 viça të cilët dyshohet se janë kontrabanduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me kafshë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se në Prevallë, Policia ka ndaluar një kamion ku brenda janë gjetur 25 viça, transmeton Telegrafi.

“Pas pranimit të një informate për një automjet të dyshuar në Prevallë të Prizrenit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Vërmicë, menjëherë kanë ndërmarrë veprime dhe rreth orës 15:00, të datës 22.11.2021, është ndaluar një kamion. Gjatë kontrollit të automjetit (kamionit) me targa vendore, janë hasur 25 (njëzet e pesë) viça që dyshohet se janë kontrabanduar”, thuhet në njoftim.


Tutje, Policia bën të ditur se ka identifikuar tre persona që dyshohet të janë marrë me këtë veprimtari, ata janë: A.K., (viti i lindjes 1980, mashkull kosovar), K.B., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar) dhe R.R., (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar).

“Gjatë procedurave policore është kuptuar se kafshët (viçat) e gjetura në kamion ishin të kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Kafshët janë dorëzuar në Doganën e Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar rasti ndaj tre të dyshuarve të lartcekur, ata janë intervistuar dhe më vendim të prokurorit rasti vazhdohet në procedurë të rregullt”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 250 intelektualë shqiptarë nënshkruan letër drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kërkuan të mos preket ligji i gjuhës shqipe

Mbi 250 intelektualë shqiptarë nënshkruan letër drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kërkuan të mos preket ligji i gjuhës shqipe

Lajme
Vetaksident te rrethi i Çagllavicës, vetura përfundon në dyqan

Vetaksident te rrethi i Çagllavicës, vetura përfundon në dyqan

Kronika e Zezë
Aktakuza e re nga Specialja, Kuçi dhe Kilaj dalin sot para trupit gjykues

Aktakuza e re nga Specialja, Kuçi dhe Kilaj dalin sot para trupit gjykues

Drejtësi
Kurti në Sarajevë: Ka më shumë shqiptarë në Serbi se serbë në Kosovë

Kurti në Sarajevë: Ka më shumë shqiptarë në Serbi se serbë në Kosovë

Lajme
Gjermania me politika shumë agresive për të tërhequr njerëz të kualifikuar, Shqipëria merr masa

Gjermania me politika shumë agresive për të tërhequr njerëz të kualifikuar, Shqipëria merr masa

Lajme
Kurti shfaq video që tregon mënyrën se si ishte organizuar sulmi me rreth 20 kilogramë eksploziv në Ibër-Lepenc

Kurti shfaq video që tregon mënyrën se si ishte organizuar sulmi me rreth 20 kilogramë eksploziv në Ibër-Lepenc

Lajme
Kalo në kategori