LAJMI I FUNDIT:

Policia ndalojnë veturën në autostradë, por çfarë të shihnin – shofer ishte një pesëvjeçar

Policia ndalojnë veturën në autostradë, por çfarë të shihnin – shofer ishte një pesëvjeçar

Disa të vegjël derdhin qumësht në kuzhinë ose u shkaktojnë prindërve të tyre dhimbje koke duke bërë sherre të tjera.

Por kështu nuk bën një pesë-vjeçar i quajtur Adrian, i cili mori makinën e familjes, dhe u kap vetëm kur policia në shtetin e Utah e ndaloi atë në autostradë.


Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë një patrullë që zbuloi SUV-in duke lëvizur me shpejtësi 50 km/orë, dhe lëshoi një ndalesë trafiku.

Ditë më parë u nis me veturë që të blinte një Lamborghini, pesëvjeçarit i plotësohet dëshira që të bëjë xhiro me veturën e tij të preferuar
Lexo po ashtu Ditë më parë u nis me veturë që të blinte një Lamborghini, pesëvjeçarit i plotësohet dëshira që të bëjë xhiro me veturën e tij të preferuar

Dhe befasia ishte se pas timonit ishte një fëmijë, i cili tha se ishte nisur për të blerë një Lamborghini.

“Ai vendosi që ai të merrte makinën dhe të shkonte në Kaliforni për të blerë një veturë, dëshirë që i ishte refuzuar nga nëna e tij”, ka thënë policia e Patrullës.

“Por ai kishte vetëm 3 dollarë në portofolin e tij”. /Telegrafi/