LAJMI I FUNDIT:

Policia morale iraniane e rrahu për vdekje sepse nuk i mbuloi flokët

Policia morale iraniane e rrahu për vdekje sepse nuk i mbuloi flokët

Një vajzë me origjinë kurde ka vdekur në një spital iranian pasi u arrestua nga policia fetare për shkelje të kodit të rreptë të veshjes së Republikës Islamike. Njëzetedyvjeçarja Mahsa Amini udhëtoi me familjen e saj nga Kurdistani iranian në kryeqytetin Teheran, ku u arrestua nga “policia e moralit” për mos mbajtje të hixhabit.

Dëshmitarë të shumtë thanë se vajza u rrah në një furgon policie, por policia iraniane i hodhi poshtë pretendimet si akuza të pabaza. Familja e saj u njoftua pak orë pas arrestimit se vajza e tyre ishte transferuar në spital, në reanimacion, pasi kishte rënë në koma.


Gjatë arrestimit, ata i thanë familjes se do ta kthenin vajzën pas një “seance riedukimi”, por duket se diçka nuk shkoi. Pas transferimit të Amini në spital, familjarët e saj u njoftuan se ajo kishte pësuar një atak në zemër, por në spital i thanë se vajza e tyre ishte në koma dhe se kishte ndodhur vdekja e trurit.

Presidenti i Iranit, kleriku mysliman ultrakonservator, Ebrahim Raisi, urdhëroi Ministrinë e Brendshme të kryente një hetim të brendshëm për rastin që dërgoi në vdekjen e vajzës së re.

Raisi është më përgjegjës për arrestimin e saj, sepse presidenti radikal iranian këtë vit shtrëngoi më tej ligjet që dënojnë shkeljet e kodit të rreptë të veshjes për gratë në Republikën Islamike të Iranit. Në mes të gushtit, ai nënshkroi një dekret për rritjen e dënimeve për gratë që shkelin rregullat, jo vetëm në publik, por edhe në internet.

Televizioni shtetëror raportoi vdekjen e Aminës të premten, duke përsëritur versionin zyrtar të ngjarjeve, raporton bbc.

“Për fat të keq, ajo vdiq dhe trupi i saj u transferua në mjekësi”, u tha në televizion. “Ajo ka përjetuar papritur një problem në zemër teksa ishte në shoqërinë e të tjerëve që po merrnin udhëzime dhe me bashkëpunimin e urgjencës u transferua menjëherë në spital”.

Në kohën e “problemit të papritur të zemrës”, Amini ishte në burg, së bashku me gra të tjera që merrte “udhëzime” nga policia fetare se si të visheshin dhe silleshin siç duhet.

Amnesty International bëri thirrje për një hetim penal për rrethanat e vdekjes së saj.

Ligji iranian i ndalon gratë të tregojnë flokët dhe qafën e tyre në publik, ku duhet të mbulohen me hixhab.

Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë gra iraniane janë rebeluar kundër këtyre ligjeve duke veshur hixhabet e tyre të larta, duke i lënë flokët e tyre të dalin përpara, gjë që autoritetet iraniane e toleruan në heshtje derisa Raisi vendosi rregulla të reja dhe më të rrepta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori