LAJMI I FUNDIT:

Policia meksikane arreston djalin e “El Chapos”

Policia meksikane arreston djalin e “El Chapos”

Autoritetet meksikane arrestuan Ovidio Guzman, djalin e bosit të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman.

Policia federale meksikane ka kryer sot një operacion në shtetin e Sinaloas, tha një burim nga qeveria federale e Meksikës për cnn.

Ovidio Guzman ishte arrestuar më parë nga autoritetet federale në tetor të vitit 2019, por u lirua me urdhër të presidentit, Andres Manuel Lopez Obrador për të shmangur gjakderdhjen e mëtejshme.

https://twitter.com/ITROriginal/status/1611069344225849344

Më shumë detaje rreth arrestimit të Guzman priten së shpejti në një konferencë për shtyp.

“El Chapo” Guzman u dënua në Shtetet e Bashkuara në vitin 2019 për 10 akuza, duke përfshirë përfshirjen në një sipërmarrje të vazhdueshme kriminale, trafik droge dhe akuza për armë zjarri.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm plus 30 vjet dhe u urdhërua të paguante 12.6 miliardë dollarë si konfiskim. /Telegrafi/