LAJMI I FUNDIT:

Policia mban ligjërata në shkollat e Ferizajt për sigurinë në komunikacion, dhunën e ngacmimet seksuale

Policia mban ligjërata në shkollat e Ferizajt për sigurinë në komunikacion, dhunën e ngacmimet seksuale

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka mbajtur ligjërata në shkollat e këtij rajoni lidhur me sigurinë në komunikacion.

Policia në Ferizaj, bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të nxënësve ka mbajtur ligjërata në tri shkollat e mesme të ulëta, në Ferizaj në shkollën ‘’Jeronim De Rada’’ , në fshatin Sojevë në shkollën ’’ Ramadan Rexhepi’’ dhe në Fshatin e Vjetër në shkollën ‘’Muharrem Shemsedini’’ me tema si siguria në komunikacion, huliganizmi në shkolla, ngacmimet seksuale, dhuna në familje, etj.


Ligjëratat po mbahen nga ana e instruktorëve- zyrtarëve policor,  të trajnuar enkas për këto ligjërata.

“Policia ka për synim vetëdijesimin e nxënësve  për të kontribuar në parandalimin e dukurive negative në shoqëri.

Gjithashtu nxënësit u njoftuan edhe për detyrat dhe përgjegjësitë që ka policia në fushën e parandalimit, ashtu edhe të reagimit, përkatësisht të trajtimit të rasteve të kësaj natyre si dhe për pasojat që shkaktojnë këto dukuri”, thuhet në njoftim.

“Temat e ligjëruara kanë zgjuar kureshtje tek nxënësit, duke qenë bashkë bisedues në temat në lidhje me këto dukuri.

Kësisoj, policia do të vazhdojë të mbajë ligjërata edhe në shkollat tjera të këtij rajoni!”, thuhet më tej. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori