LAJMI I FUNDIT:

Policia konfiskon mbi 13 mijë fishekzjarre në Ohër

Policia konfiskon mbi 13 mijë fishekzjarre në Ohër

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se janë konfiskuar 13.203 fishekzjarre në një dyqan në Ohër.

SPB Ohër parashtroi kallëzim penal kundër I.Sh (47) nga Ohri për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “përpinim, mbajtje, posedim dhe tregtim të paautorizuar me armë dhe mjete shpërthyese.


Sipas policisë, gjatë kontrolit në dyqanin e tij në Ohër, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar 13.203 fishekzjarre të ndryshme.

Ndryshe, shitja e fishekzjarreve bëhet më e shpeshtë gjatë sezoni dimëror me ardhjen e vitit të ri./Telegrafi/